A po ia kthen Turqia shpinen Perendimit
Gjithmone ka qene e rendesishme pozita strategjike e Turqise afer Lindjes se Mesme dhe Rusise dhe ndermjet Evropes dhe Azise. Por ne dekadat e fundit rendesia iu rrit dukshem pasi kaloi dy transformime ate ekonomik dhe te politikes se jashtme. Ne vitet e pasluftes ekonomia e Turqise ishte e pllakosur nga rritja e vogel ekonomike inflacioni i madh dhe deshtimet e shpeshta bankare. Sot inflacioni eshte tejet i ulet bankat jane solide dhe ekonomia e Turqise ka shkallen me te larte te rritjes ekonomike ne vendet e OECD-se. Turqia prodhon mobilje automjete veshmbathje televizore DVD dhe cimento me te cilen eshte eksportuesi me i madh ne bote. Me nje fjale Turqia mund te quhet Kina e Evropes.
Sa i perket politikes se jashtme Turqia eshte anetar i vjeter i NATO-s me ushtrine e dyte per nga madhesia pas Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Turqia dhe Norvegjia ishin te vetmet vende te NATO-s qe kufizoheshin me Bashkimin Sovjetik. Por qendrimi pro-perendimor i Turqise sikur i la anash fqinjet e saj perfshire shume vende qe nje kohe ishin pjese e Perandorise Osmane.
Mirepo tash e mbeshtetur nga ekonomia e fuqishme Turqia eshte bere tejet aktive ne diplomacine e saj ne Lindjen e Mesme ne Ballkan dhe madje ne Afrike. Me nje fjale Turqia eshte bere gjiganti lokal i diplomacise Brazili i rajonit.
Mund te paramendoni se fuqite perendimore do ta mirepritnin nje perparim te ketille. Por ne vend te kesaj Turqia prosperuese po acaron shume nerva. Evropianet po dridhen nga mundesia qe nje shtet i tille me aq popullsi te hyje ne Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara te cilat kane qortuar evropianet per ngurrimin e tyre nuk ndihen rehat me aventurat e reja te politikes se jashtme turke. Kritiket ne Perendim sikur po fshihen prapa idese se Turqia po rreshqet drejt fundamentalizmit mysliman dhe sikur eshte e humbur per Perendimin.
Gjykimi eshte krejtesisht i gabuar sa me shume njerez ne Perendim qe kembengulin ta bejne kete aq me te medha do te jene gjasat qe ata me te vertete ta humbin Turqine. Sa i perket Izraelit qeveria e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan ka kundershtuar ndertimin e kolonive. Por ajo e ben ate qe e bejne shumica e demokracive i pasqyron pikepamjet e njerezve te saj.
Cili shtet mysliman do ta degjonte me mire zerin e Amerikes Mos valle autokratet ne Egjipt dhe ne Arabine Saudite apo kleriket ne Iran Arsyetimi me i shpeshte i atyre qe kundershtojne pranimin e Ankarase ne Bashkimin Evropian eshte pohimi se ajo nuk eshte vertet perendimore. Por drojat se Turqia mund te behet nje Iran i ri jane absurde.
Turqia po shkon ne kah te mire. Ajo mbetet shembull i nje demokracie te gjalle me sundim te ligjit dhe ekonomi te tregut te lire. Prandaj kur shumica e lidereve perendimore duan te argumentojne rreth Turqise pyetja e vertete do te ishte per vete ata. A jane amerikanet dhe evropianet te gatshem ta pranojne Turqine ashtu sic eshte demokraci myslimane me sjellje te ndryshme kulturore dhe diplomatike por e perkushtuar ndaj liberalizmit ekonomik dhe politik Kjo gazete shpreson se pergjigjja eshte po.