Përshëndetet Rezoluta e KiE, ‘Mbi përkufizimin e të Burgosurit Politik’
TIRANË-Avokati i Popullit përshëndeti sot Rezoluten e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës: “Mbi përkufizimin e të Burgosurit Politik”
Igli Totozani u njoh me Rezoluten nr. 1900 (2012) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës: “Mbi përkufizimin e të Burgosurit Politik”
Në kohën kur në Shqipëri vijon greva e të burgosurve politikë Rezoluta u miratua me 100 vota pro, 64 kundër dhe 12 abstenime.
Avokati i Popullit vlerësoi dhe përshëndeti aprovimin e kësaj rezolute nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, si një hap të rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe në përcaktimin e një standardi ndërkombëtar orientues, për përkufizimin e të burgosurit politik.
“Nëpërmjet kësaj rezolute, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës riafirmon mbështetjen ndaj kritereve të përpunuara dhe të standardizuara për përkufizimin e nocionit të të burgosurit politik që nga viti 2001. Nëpërmjet vendosjes së kritereve të nocionit të të burgosurit politik, shtetet anëtare do të mund të përafrojnë qëndrimet rreth këtij nocioni, duke krijuar në të njëjtën kohë një mundësi më të mirë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, citon deklarata për shtyp e zyrës së Avokatit të Popullit.
“Prandaj sot, ritheksojmë se Avokati i Popullit mbështet fuqimisht të gjitha iniciativat e ndërrmara nga organet e Këshillit të Europës, apo edhe organizata të tjera ndërkombëtare, ku vendi ynë është anëtar, të cilat shërbejnë për promovimin dhe forcimin e vazhdueshëm të standarteve të të drejtave dhe lirive të njeriut, në vëndet anëtare”.
Por, në KiE, delegacioni shqiptar i përfaqësuar nga deputetët Kastriot Islami, Lajla Përnaska dhe Shpëtim Idrizi ka qenë në unison me qëndrimin e Azerbajxhanit, Rusisë, Turqisë dhe Spanjës, që lobonin për mos miratimin e këtij ligji.
Lidhur me votimin kundër ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka deklaruar se deputetët shqiptarë të pranishëm në seancë duhet të japin sqarime për votën e tyre.
Edhe Aleksandër Biberaj, që aderon në radhët e FRD-së, ka kritikuar deputetët shqiptarë që votuan kundër, veprim që sipas tij e ka renditur Shqipërinë përkrah vendeve të ish-bllokut sovjetik.
“Bashkimi i votave me Rusinë e pozicionin Shqipërinë me bllokun lindor ish-sovjetik. Votat e Rusisë dhe Azerbajxhanit në KiE kanë qenë gjithmonë kundër interesave shqiptare. Votat e Rusisë dhe Azerbajxhanit në KiE kanë qenë kundër pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Biberaj.
Ish-nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka shtuar më tej se, vota shqiptare në KiE ka qenë fryt i pazareve të kryeministrit shqiptar me Azerbajxhanin.
(d.b/BalkanWeb)