Prishtinë, përfundon Samiti Ndërkombëtar i Gruas
PRISHTINË- Është përmbyllur sot pasdite në Prishtinë, në përfundim të ditës së tretë të punimeve, Samiti Ndërkombëtar i Gruas "Partneriteti për ndryshim - fuqizimi i gruas", organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me mbështetjen e USAID-it dhe NDI-së.
"Siç e konfirmoi edhe ky Samit, tani kemi arritur fuqinë e duhur, që të vazhdojmë përpara krah për krah me solidaritet dhe vizion", tha presidentja Jahjaga në përfundim, duke shtuar se, "ajo që është thelbësorë në mbajtjen e nivelit të kësaj fuqie është krijimi i rrjeteve të grave dhe shkëmbimi i ideve mes nesh".
Duke falënderuar për pjesëmarrjen e grave nga vende të ndryshme të rajonit e botës, presidentja kosovare u shpreh se gjatë këtyre tre ditëve të rëndësishme ju keni krijuar lidhje të reja dhe keni filluar miqësi të reja. "Mos i humbni këto lidhje dhe bëni të pamundurën që këto lidhje t'i shndërroni në rrjete të fuqishme dhe kohezive që do t'i japin formë të ardhmes suaj dhe të ardhmes së rajonit në tërësi", ishte mesazhi i saj përshëndetës në fund të Samitit.
Gratë nga bota dhe pjesëmarrësit e tjerë në Samit, gjatë punimeve të tre ditëve, kanë theksuar fuqishëm mbështetjen për Kosovën dhe rolin e gruas në demokraci.
(d.b/BalkanWeb)