Përshëndetja e gjatë

Mesfushori i Real Madridit, Guti është përshëndetur zyrtarisht të dielën nga Bernabeu, pasi i kaloi 24 vjet te gjiganti spanjoll. Në një konferencë për shtyp të mbajtur të dielën, 33-vjeçari e ka përshëndetur çdokënd në klub për mbështetjen që ia kanë dhënë për këto vite.
“Unë vetëm dëshiroj ta falënderoj Real Madridin. Kam përjetuar një jetë të shkëlqyeshme këtu. Jam ngritur në Madrid dhe kam luajtur te ky klub për 24 vjet, prej tyre 15 në ekipin e parë. Do të vazhdoj të luaj, por zemra ime do të vazhdojë të mbetet te Real Madridi”, tha Guti.
“Dëshiroj ta falënderoj secilin që më ka mbështetur, familjen time dhe shokët”, vazhdoi ai.
Pesë herë fituesi i ligës së Spanjës dhe tri herë i Ligës së Kampionëve, e ka pranuar se ka ofertë nga klubi turk, Besiktas, por shtoi se ende nuk ka marrë kurrfarë vendimi.