Liga Regjionale pa Kosovën
Para pak ditësh, në Zagreb të Kroacisë është formuar Liga Regjionale e Evropës Jugore në hendboll, në të cilën nuk do të marrë pjesë asnjë klub nga Kosova, por as nga Shqipëria.
Në këtë ligë do të garojnë prej 14 deri në 16 skuadra nga Kroacia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia, Austria dhe Hungaria - shtete këto anëtare të kësaj lige.
Në fakt, Federata e Hendbollit e Bosnjës e Hercegovinës e ka iniciuar formimin e kësaj lige më 30 qershor, gjatë një takimi që kanë pasur drejtuesit e kësaj federate në Sarajevë me homologët e tyre nga shtetet e tjera, por ku nuk ishin ftuar fare drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), edhe pse Kosova është anëtare e EHF-së, me të drejta të kufizuara.
Ndërsa, në takimin e dytë të tyre të mbajtur më 21 korrik, në Zagreb të Kroacisë, përfundimisht u vendos që kampionati i parë i kësaj lige të mbahet në sezonin 2011/2012. As në këtë takim nuk ishte ftuar pala kosovare.
Megjithatë, udhëheqësit e hendbollit kosovar nuk mërziten që klubet nga Kosova nuk do të garojnë në këtë ligë, për disa arsye.
“Ne nuk jemi ftuar fare në ato takime, kur është formuar kjo ligë. Por, realisht as vetë nuk kemi qenë të interesuar për të marrë pjesë në këtë ligë. Sikur të insistonim, me gjasë do të mund të merrnim pjesë. Por, kjo nuk do të ishte në interesin tonë, sepse ndeshjet ndërmjet klubeve kosovare dhe atyre serbe apo boshnjake do të duhej të zhvilloheshin në terrene neutrale, sepse ato nuk e njohin Kosovën”, tha Gjinovci për Express.
“Ndërkohë, dihet se klubet tona nuk qëndrojnë mirë financiarisht. Në atë ligë zhvillohen 30 xhiro. Nuk besoj se klubet tona do të kishin kapacitet financiar, por edhe cilësi, për të garuar aty, kur dihet se ato duhet të garojnë edhe në kupat e EHF-së, por edhe në garat kampionale shtetërore. Kjo do të ishte ngarkesë e madhe për klubet tona”, theksoi ai.
Pos kësaj, Gjinovci mendon se kjo ligë nuk do të mund të funksionojë si duhet. “Këtë ligë ato vende e kanë formuar, duke shpresuar se do ta rritin shikueshmërinë në palestrat e tyre. Por, unë jam skeptik që liga do të funksionojë si duhet. Themeluesit e saj po deklarojnë se kanë mbështetje nga EHF-ja. Por realisht, kjo ligë është jashtë kornizave të EHF-së”, vazhdoi ai.
– “Si mund të funksionojë kur akoma nuk janë definuar gjërat. Për shembull, nuk dihet se çka do të bëhet me kampionin e kësaj lige! Ku do të kualifikohet ai, ose çka tjetër do të përfitojë. Ka edhe shumë dilema të tjera, andaj nuk besoj se do të funksionojë. Mund të funksionojë ndoshta si turne, por jo edhe si ligë”, tha Gjinovci.
Sipas Gjinovcit, Shqipëria dhe disa vende të tjera nuk janë përfshirë në këtë ligë, pasi ato shtete nuk kanë aq traditë dhe cilësi në sportin e hendbollit.