Trimi i Malmos

Fitorja e Malmos ndaj AIK Stockholmit, në fillim të pjesës së dytë të këtij sezoni, ia ka shtuar gjasat ekipit të Agon Mehmetit që t’i afrohet kryesuesit Helsingborg, i cili humbi nga Hackeni.
Ishte pikërisht sulmuesi kosovar ai i cili ia mundësoi Malmos që t’i afrohet kreut në vetëm dy pikë, me një gol të shënuar në minutën e 41-të, të shtunën. Tash, 22-vjeçari beson se ekipi i tij do ta zërë dhe më pas do ta kalojë Helsingborgun, në krye të tabelës.
“Jam mjaft i kënaqur me paraqitjen e skuadrës”, ka thënë fillimisht sulmuesi Mehmeti për uebfaqen suedeze, fotbolldirekt.se. – “Nuk bën të relaksohemi tash, por të vazhdojmë në këtë rrugë. Më pas, do ta zëmë dhe do ta kalojmë Helsingborgun”, vazhdoi ai.
Mehmeti e kishte mundësinë të luante nga fillimi kundër Stockholmit, pasi që Edward Ofer kishte marrë karton të kuq më parë. Dhe, talenti kosovar e arsyetoi besimin e dhënë nga trajneri, duke shënuar golin që është i barabartë me tri pikë. “Isha i përfshirë mjaft në lojë dhe kështu shënova gol. Natyrisht se jam i kënaqur”, ka shtuar Mehmeti, pas paraqitjes së tij brilante.
Malmo ka dominuar ndaj Stockholmit dhe fitoi me meritë, edhe pse me rezultat minimal. “Dominuam në pjesën e parë dhe bëmë presion të madh ndaj kundërshtarit. Në pjesën e dytë u relaksuam paksa, por fitorja nuk ishte asnjëherë në rrezik. Luajtëm ashtu siç e kishim planifikuar”, nënvizoi përfaqësuesi U21 i Suedisë.
Pas kësaj fitoreje, Malmo ka arritur në kuotën e 33 pikëve, dy më pak se kryesuesi Helsingborg, që megjithatë ka një ndeshje më pak.