Pronaret: Urojme kthimin e prones te i zoti
Urime me rastin e festes se Sulltan Novruzit, u bene dhe edhe nga Shoqata "Pronesi me Drejtesi" si dhe ajo "Bregdeti". Por pervec urimit ndaj te gjithe bektashinjve, pronaret e ligjshem te tokave, uruan gjithashtu qe se shpejti te gjithe se bashku te festojne kthimin e prones tek i zoti. "Urojme qe me ndihmen e Perendise, por edhe me presionin e institucioneve nderkombetare, te Evropes te SHBA te medias dhe te drejtuesve te te gjitha besimeve fetare, politikanet shqiptare te kuptojne mekatin dhe veprimin e tyre antikombetar me qendrimin e tyre antipronar", bene urimin e vecante dje pronaret. Ata uruan edhe kryeministrin Sali Berisha dhe politikanet e tjere, qe te korrigjojne gabimet qe kane instaluar ne periudhen e pas vitit 1991 duke zbatuar standarde te dyfishta, nje standard normal ne veri ku prona i eshte kthyer me kohe te zotit dhe nje standard anti pronar ne zona te tjera. "Urojme qe se shpejti si mazhoranca dhe opozita te kuptojne se moskthimi i prones tek i zoti dhe anarkia e titujve te pronesise, ka prodhuar korrupsionin qe kultivohet nga lart poshte dhe e lengon populli sot", vijuan ata. Urimin e vecante, pronaret e mbyllen me qeverine dhe perfaqesuesit e institucioneve nderkombetare ne Tirane te impenjohen qe ligjet te respektojne te drejten e prones se trasheguar dhe ta kthejne pronen tek i zoti ne perputhje me detyrimet kushtetuese.