E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga dorëheqja e Ramës, qeveria e re te shfuqizimi i ndryshimeve kushtetuese, LZHK prezanton platformën e saj për krizën politike! Shehi: Jemi në mbështetje të rinisë

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) ka prezantuar një platformë për të nxjerrë vendin nga kriza politike në të cilën është përfshirë, ndërsa studentët kërkojnë prej kohësh dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

wmremove-transformed

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi theksoi si pikë të parë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Ai propozoi krijimin e një qeverie të re me bazë të gjerë, të quajtur “Qeveria për Evropën”, që sipas të cilit, do të mundësojë vazhdimësinë e negociatave për anëtarësim në BE.

LZHK propozon shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike, për Zonat e Mbrojtura, Paketën e Maleve dhe Ligjin për PPP-të. Po ashtu, kërkohet shfuqizimi i ligjit për Reformën Territoriale, të miratuar më herët nga PS pa konsensus si dhe miratimin e një Reformë Zgjedhore me konsensus.

Shehi theksoi se janë të gatshëm ta diskutojnë platformën me aktorë të tjerë politikë, si dhe mirëpresin propozime të tjera për të kaluar krizën. Ai theksoi mbështetjen për protesta paqësore, ndërsa shtoi se është rruga e duhur në të cilën duhet të kalojë demokracia dhe të tejkalohet kriza.

“LZHK me këtë platfomë është e hapur për të diskutuar me të gjithë faktorët politikë reale de të japë kontribut edhe në platforma të tjera për të kaluar krizën e rëndë. Kemi mbështetur protestat paqësore të qytetarëve, që në ditën e parë të saj, më 31 maj. Ne do të jemi në mbështetje që nga pelikanët dhe deri te rinia dhe i ftojmë qytetarët që të dalin masivisht në protestat paqësore se kjo është rruga me të cilën duhet të kalojë demokracia dhe të superohet kriza e momentit”, tha ai.

PLATFORMA E LZHK:

  1. Dorëheqja e kryeministrit që është pikë e panegociueshme.
  2. Krijimi i një qeverie të re me bazë të gjerë. Emrin ia kemi vendosur “Qeveria për Evropën” pëë të pasur vazhdimësi në negociatat me Evropën.
  3. Shfuqizimin e katër ligjeve që kanë nxjerrë popullin në rrugë, ligji për investimet strategjike, zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe ligjin për PPP.
  4. Shfuqizimi i ligjit për Territorialen që kaloi pa konsensus.
  5. Miratimin me konsensus i Reformës Zgjedhore dhe një reformë e re territoriale.
  6. Shfuqizimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 21 prill 2008 me qëllim rikthimin e funksionimit normal të shtetit dhe demokracisë.
  7. Mbështetje politike për të gjitha palët për SPAK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›