E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ndërhyrjet nga politika nuk do të gjejnë hapësirë” – Protesta kundër Ramës, kreu i Sindikatës së Universiteteve: Profesorati do të jetë me studentët!

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi  u shpreh se pedagogët do të jenë në krah të studentëve, ndërsa vijojnë edhe sot protestën duke kërkuar largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.

1111

Ai kërkoi që t’i jepet fund asaj që ai e cilësoi si diktat në Universitete, ndërsa shtoi se duhet të bashkohen të gjithë për këtë kauzë të fortë.

“Është një ndërgjegjësim ndërkombëtar që ndodh me intelektualët e Shqipërisë. Duhet të jemi më të bashkëpunuar për këtë kauzë kaq të fortë.

Ne jemi sindikata e universiteteve, jemi të përqendruar te studentët dhe jemi këtu. Të marrë fund diktati në universitete. Ku janë studentët, është profesorati”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›