E Diel, 1 Nëntor 2026

Bagdat, gjenden 7 koka njerëzish në një shtëpi

Bagdat - Policia e Bagdatit ka gjetur shtatë koka njerëzish në një godinë që po ndërtohet në periferi të qytetit. Policia ka bërë të ditur se shtatë kokat e anëtarëve të një familjeje, pothuajse të prishura komplet, janë gjetur n lagjen Ur, në veriperëndim të qytetit. Sipas policisë, lagjja në fjalë është e banuar kryesisht nga popullsi shiite. Ngjarje të ngjashme ke këta janë rastisur edhe më parë kur konflikti midis sekteve të ndryshme ishte i përshkallëzuar. Ky është rasti i parë që prej dy vitesh, thekson policia në një njoftim për shtyp.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›