E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volejboll ekipet kombetare shqiptare synojne kualifikim

Për meshkuj dhe për femra marrin pjesë në eleminatoret e Botërorit në volejboll. Ekipet kombëtare shqiptare synojnë maksimumin, pra kualifikimin. Trajneri i meshkujve, Ylli Tomorri, pohon se shanset janë rritur edhe për shkak të ndryshimit të rregullave të kompeticionit. Djemtë konkurrojnë në Maqedoni.

Vajzat kanë udhëtuar për në Ukrainë dhe trajneri Hasan Gurabardhi nuk është pa shpresa.

Kombëtarja e femrave luan ndaj Ukrainës vendase, Hungarisë e Moldavisë në qytetin perëndimor Luc. Ajo është e 63-ta në mes 112 kombëtareve të botës, duke u ngjitur 6 vende.
Meshkuj janë përballë Maqedonisë, Malit të Zi e Ukrainës dhe ndodhen të 78-ët në botë mes 122 skuadrave, me ngjitje prej 7 vendesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›