Përshkallëzohet protesta, të rinjtë nuk kursejnë as filialin e një banke, thyhen xhamat
Përshkallëzohet protesta e studentëve dhe nxënësve. Një pjesë e tyre u tërhoqën nga qendra për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga policia.

Ata kaluan nga kryqëzimi i ish-kafe Europës, ku thyen xhamat e një filiali të një banke të nivelit të dytë.
Të rinjtë pas thyerjeve të xhamave tentuan të futen brenda bankës.