Gogu: Të rritet siguria noteriale në aktet e pronësisë

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në Asamblenë e Noterisë, ku theksoi nevojën për rritjen e sigurisë juridike të kontratave dhe akteve noteriale në vend.
Gogu vuri në dukje se një numër i konsiderueshëm kontratash përfundojnë në konflikte gjyqësore, ndonëse ato duhet të jenë të garantuara që në momentin e nënshkrimit dhe vulosjes nga noteri.
“Kjo është një fushë ku duhet të përmirësohemi”, u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e forcimit të besueshmërisë së akteve noteriale.
Sipas tij, prioritet i punës institucionale do të jetë rritja e sigurisë në aktet e pronësisë, garantimi i më shumë transparence për tarifat noteriale, si dhe krijimi i më shumë lehtësive për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Gogu nënvizoi se qëllimi është thjeshtimi i procedurave për qytetarët.
“Qytetari nuk ka nevojë për një proces ligjor më shumë, por për një hall më pak”, u shpreh ai. /j.p/
1 nga 6