E Shtunë, 31 Tetor 2026

Persona me maska vrasin babe e bir ne hyrje te shtepise

Policia Nuk dihen autoret dhe motivet. Vrasje e dyfishte ne Kater Rruget e Shijakut

Me nje bresheri kallashnikovi jane ekzekutuar ne qender te Shijakut ate e bir. Vrasja e dyfishte ka ndodhur pak para ores 18 tek zona e quajtur Kater Rruget e Shijakut kur persona ende te paidentifikuar dhe me maska kane qelluar mbi Rifat dhe Izmir Sulen perkatesisht 55 vjec dhe 24 vjec. Ngjarja e rende ka ndodhur rruges per ne shtepi pasi kishin mbyllur dyqanin e tyre te cilin e kishin prane vendngjarjes.

Sipas policise pistat e mundshme jane hakmarrja grabitja por edhe ndonje motiv banal per te cilat hetuesit akoma nuk kane percaktuar nje piste te sakte. Menjehere mbas informacionit per vrasjen efektivet e Policise se Durresit kane angazhuar te gjitha forcat e tyre duke rrethuar vendin dhe ngritur postblloqe tek Ura e Dajlanit ne Sukth ne Plepa. Per kete ngjarje jane angazhuar edhe forcat e Policise se Kavajes Tiranes e Krujes rruget e mundshme nga ku mund te largohen vrasesit duke tentuar tu bllokojne cdo mundesi qe te dalin nga qyteti. Burime nga Drejtoria e Policise Durres thane per gazeten standard se ngjarja ka ndodhur kur Rifat Sula bashke me te birin e tij Izmirin ishin duke vajtur ne shtepi dhe pikerisht ne momentin kur ata kishin hyre ne rrugicen qe te con tek banesa e tyre jane qelluar me bresheri kallashnikovi nga persona ende te panjohur. Dy viktimat kane nderruar jete ne spitalin e Durresit ndersa do ti nenshtroheshin nderhyrjeve kirurgjikale.

Anetaret e ekzekutuar te familjes Sula nuk kishin probleme apo precedente penale por njiheshin si njerez te rregullt ne zonen e Kater Rrugeve. Ata zoteronin ne qender te Shijakut nje aktivitet te tyrin nje dyqan ku shisnin bojera dhe nje agjenci imobiliare me te ardhurat e te cilave siguronin jetesen. Vrasja e dyfishte e ndodhur mbreme tek Kater Rruget ka shokuar banoret dhe fqinjet e familjes Sula te cilet u shprehen se ata jane njerez te rregullt dhe nuk kishin probleme me askend. Gjithsesi policia mbreme vetem pak minuta pas vrasjes ka nisur edhe shoqerimin e dhjetera personave te cilet do te pyeten lidhur me ngjarjen ku mes tyre mund te identifikohet edhe ndonje i dyshuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›