Persona të maskuar sulmojnë konviktet në Qytetin Studenti! Thyejnë xhamat dhe dyert e godinave ku banojnë studentët
Situatë e tensionuar raportohet në Qytetin Studenti në Tiranë, ku persona të maskuar dyshohet se kanë sulmuar godinat e konvikteve ku banojnë studentët.
Personat kanë thyer xhamat dhe dyert e godinave, duke shkaktuar dëme materiale në ambientet ku qëndrojnë studentët.
Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar mbi identitetin e personave të maskuar apo nëse ka persona të lënduar.