E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si te mposhtesh druajtjen

Nga psikologu i famshem amerikan Filip Ximbardo.


Druajtja eshte vertet nje pervoje personale por permasat epidemike qe ka arritur e kane shnderruar ne semundje sociale. Ajo ka te beje me imazhin negativ qe ka njeriu per veten dhe mungesen e vetebesimit cka ndikon ne jeten karrieren dhe marredheniet e tij personale.

Duke jetuar ne nje shoqeri qe prodhon druajtje jemi te gjithe te rrezikuar nga kjo gjendje emocionale qofte drejtperdrejt ashtu edhe permes te afermve femijeve ose miqve.


Shoqeri qe krijojne druajtje dhe shoqeri qe krijojne vetebesim shoqerite europiane amerikane kineze japoneze izraelite etj. Roli i edukimit qysh ne femijerine e njome lidhja e te qenit i druajtur me edukaten dhe mendesine. Keshtu trajtohet druajtja nga profesori i njohur i Stanford University prof. Filip Ximbardo ne librin Si te mposhtesh druajtjen.


Permes nje analize te detajuar e te percjelle me shembuj te shumte nga njerez qe kane perjetuar forma te ndryshme druajtjeje prof.


Ximbardo na paralajmeron per rreziqet e
druajtjes nese kjo nuk kurohet ne kohe apo ne menyren e duhur. Libri paraqet njerez te thjeshte por edhe figura publike te artit e kultures te cilet flasin per druajtjen e tyre e se si kjo gjendje emocionale i ka penguar ne situata te ndryshme jetesore.


Ja nje nga shprehjet e tyre Gjithe ajo per te cilen kane nevoje njerezit eshte pak BDV qe do te thote Butesi Dashuri Vemendje eshte ilaci me i mire kunder druajtjes thote aktorja e njohur komike Kerol Bernet ish e druajtur.


Ndonese personi i druajtur mund te ece perpara ne karriere vuajtjet qe shkakton kjo gjendje mund te behen serioze per proceset mendore te njeriut duke shkaktuar qe nga problemet ne kujtese deri ne dukuri shoqerore te tilla si alkoolizmi problemet shoqerore perdhunimi dhe vandalizmi.


Sa raste kemi degjuar per adoleshente te druajtur te vecuar dhe te heshtur veprimet agresive te te cileve i kane lene te gjithe te habitur


Prof. Ximbardo i shtjellon gjithe keto dukuri psikologjike duke e shfaqur druajtjen si nje nga shkaqet kryesore te izolimit vetmise mungeses se intimitetit dhe lirise se individit.


Ai ka themeluar nje klinike per druajtjen ne Stanford ku ka hedhur themelet per trajtimin e saj. Ne pjesen e dyte te librit ai paraqet pikerisht strategjite teknikat dhe ushtrimet qe
kane rezultuar te suksesshme per pacientet e tij te druajtur.


Duke hedhur poshte teorine e pamundesise se ndryshimit te karakterit te njeriut ai thekson rendesine e te njohurit te vetes krijimit te besimit ne vete zhvillimit te aftesive sociale. Prof. Ximbardo na jep nje guide psikologjike te pasur dhe te bazuar ne raste konkrete te suksesshme ne nje kohe kur studimet mbi druajtjen jane mjaft te pakta.


Ai thekson se fundi rendesine e kontributit te gjithsecilit ne rikonstruktimin e shoqerise ku jetojme ne menyre qe te parandalohet druajtja qe ne fillim. Ky liber pervec vleres se madhe qe ka per individet e druajtur eshte nje manual shume interesant edhe per prinderit mesuesit dhe te afermit e atyre qevuajne nga kjo gjendje.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›