E Diel, 1 Nëntor 2026

Personazhi, liliputja që sfidon jetën, të gjatët mi marrin kanaçet

Gazeta Shqip

100_9965Personazhi

Unë, liliputja që sfidoj jetën, shkurtësia problem për të mbledhur edhe kanoçet, mi marrin të gjatët

Xhevrije Karaj nga Elbasani: Në diktaturë nuk kapja dot normat, vajzave të bukura iu gjuaj

Silvana Muça

Unë jam e shkurtër dhe kjo gjë më ka bërë të vuaj në jetë. Irritohem teksa dëgjoj komentet fyese të njerëzve. Habiten kur më shohin. Thonë se çfarë është ky lloj njeriu kështu, sikur unë të vija nga ndonjë planet tjetër. Kulmi arrin, në momentin që femrat hedhin batuta vulgare. Nuk duroj, bëhem agresive. Jam shumë xheloze për femrat e bukura. Kur më kalojnë pranë u gjuaj me çfarë të kem në dorë. Më vjen keq për veten që nuk jam e gjatë dhe e bukur si ato. Shumë prej tyre e dinë që reagoj në atë formë, e për pasojë ndërrojnë drejtim kur më shohin. Ndonjëherë më duket sikur Zoti më ka sjellë në këtë jetë vetëm për të vuajtur. Askush nuk më ka thënë ndonjëherë që jam e bukur, sepse nuk jam e tillë. Sa dëshirë do të kisha që të vishesha si të gjitha femrat e tjera! shprehet Xhevrije Karaj, liliputja nga Elbasani. Ajo është vetëm 106 centimetra e gjatë. Ndonëse ka bërë mjaft përpjekje për të pasur një jetë normale, fiziku i pazakontë nuk e ka lejuar. Gjithmonë ka qenë shumë hapa mbrapa me pjesën tjetër të shoqërisë. Thotë se bën jetë të rëndomtë, pa të ardhura financiare dhe pa praninë e bashkëshortit. Jeta e 59-vjeçares është e mbushur me të papritura dhe dhimbje. Pavarësisht kësaj, ajo tregon që është një femër e fortë, e cila lufton për të përballuar shakanë që i ka bërë natyra, faktin e të qenët e vogël.

Jetesa e vështirë

100_9967 100_9966 100_9965 100_9964 100_9963 100_9962

Gruaja lilipute jeton në një lagje periferike dhe informale të Elbasanit. Banesën e ka modeste dhe familja është e përbërë nga 5 anëtarë, djali me nusen e dy fëmijët dhe ajo vetë. Historinë e jetës e nis që nga fëmijëria. Unë kam qenë gjithmonë më e shkurtra e fisit, shoqërisë, lagjes, por jo e qytetit. Ka njerëz edhe më të shkurtër se unë. Nuk e di se përse jam kështu. Babai nuk më çoi kurrë që të më vizitonte, ndonëse ishin të shqetësuar për faktin që trupi im nuk rritej normalisht. Fëmijëria ka qenë e vështirë. Shumë rrallë më pranonin në lojërat e tyre, sepse asnjëherë nuk isha e zonja për të fituar. Të gjithë më thërrisnin shkurtabiqe!. Talleshin dhe qeshnin me mua. Më shqetësonte shumë kjo gjë, nis historinë Xhevrije Karaj. Martesën nuk e mendoi asnjëherë, për defektin që e mundonte. Gjithsesi fati i kishte rezervuar një martesë, e cila më shumë ishte si një mallkim sesa lumturi. U martua me një burrë që kishte gjatësi normale. U martova me një burrë normal dhe mendova se fati më buzëqeshi. Unë do të kisha familje si gjithë shoqet e mia. Ai ishte jetim dhe prandaj më mori për grua. Jeta vazhdonte normalisht dhe nga martesa patëm dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Ai punonte dhe unë gjithashtu. Për 21 vjet kam punuar në uzinën e duhanit dhe drithërave. Asnjëherë nuk e kapja normën dhe merrja shumë pak para. Mundohesha me gjithë forcat e mia që të ecja paralelisht me të tjerët, por ishte e kotë. Gjithsesi me paratë që më sillte edhe burri, ia dilnim. Por në vitin 1997, jeta ime u përmbys sërish. Im shoq gjeti vdekjen prej kancerit në mushkëri. Ai vdiq dhe më mbetën dy fëmijë për të rritur. Në 97-n mafia më rrëmbeu vajzën. Për 14 vjet nuk mora asnjë lajm prej saj. Gjatë kësaj periudhe jeta ka qenë një ferr i vërtetë. Për vite të tëra nuk arrita të vë gjumë në sy. Kërkoja të dija për fatin e time bije dhe askush nuk më thoshte gjë. Kur i kujtoj edhe tani që e gjeta, zemra sa nuk më plas prej vendit. Para dy vitesh mora vesh për vendndodhjen e vajzës sime. Erdhi më takoi dhe iku sërish. Nuk kthehet më këtu, jam ndarë për së gjalli me vajzën time, Luljetën. Ishte vetëm 13 vjeçe kur ma rrëmbyen, tregon historinë e jetës, duke qarë.

Fëmijët, gjatësi normale

Pavarësisht vuajtjeve për zhdukjen e së bijës, ndihet e qetë që Luljeta është shëndoshë e mirë dhe ka nisur një jetë të re, duke u martuar me një shtetas italian. Sipas Xhevrijes, fëmijët e saj kanë gjatësi normale. Për këtë gjë falënderon Zotin. Jam me fat që fëmijët e mi janë shëndoshë e mirë. Ata janë si e gjithë shoqëria dhe i kanë ngjarë të atit. Mezi i kam rritur dhe vetëm shpirti im e di. Prej 10 vjetësh shes kanoçe, thotë ajo. Me një karrocë të vogël dore, endet në të gjitha rrugët e qytetit, për të mbledhur metal dhe plastikë. Ajo i ka mësuar përmendësh kazanët e plehrave në Elbasan. Madje i ka përcaktuar ata që japin më shumë material dhe ata që japin më pak. Kjo është puna e përditshme e saj. Nuk ka asnjë ditë pushim. Por as këtu nuk ndihet rehat. Kazanët janë shumë të lartë dhe ka pak mundësi që të rrëmojë nën plehra. Të gjatët ia rrëmbejnë lëndën e parë të biznesit. Duket mjaft komike skena që krijon gjatë momenteve që përpiqet të kacavirret nëpër kazanët e plehrave. Ka shumë raste që përfundon në brendësi të tyre. Dalja prej andej është një sfidë e vërtetë. Njerëzit që e shohin, qëndrojnë për minuta të tëra duke qeshur dhe gajasur. Askush nuk i jep ndihmë për ta nxjerrë. E njëjta histori ndodh shpesh, por kjo nuk e bën që të braktisë punën. Nuk ka me çfarë të ushqehet. Mbledhja e kanoçeve dhe plastikës, është çështje fati. Nuk më lënë njerëzit e gjatë rehat. Ata e kanë të lehtë punën, ndërsa unë shumë të vështirë. Më duhet një kohë e gjatë që të vjel kazanin. Kur shkoj te tjetri, ata të gjatët kanë mbaruar punë. Pavarësisht kësaj, nuk qahem. Dita më e mirë e punës shkon 5 mijë lekë (të vjetra). Më e dobëta 2 mijë. Nuk më dalin për të bërë jetë normale, por të paktën ha bukë thatë dhe nuk lyp borxh te tjetri. Me paratë që mbledh, ndihmoj edhe djalin. Ai punon me ditë si hamall tek markata, por puna ka rënë shumë. Nuk ka më lekë dhe jam e detyruar që ti ndaj paratë me pjesën tjetër të familjes. Marr dhe pensionin e bashkëshortit, që

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›