E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prerja e flokëve për femrat për pranverë-verë 2013

Gazeta Shqip

2-Jessica BielTendencat e prerjeve të flokëve për femrat, për sezonin pranverë-verë 2013 janë të shumta dhe të larmishme. Jo shumë të shkurtër, me onde klasike, të gjatë, me apo pa shkallëzim, me balluke…

Moda

Modelet e flokëve në sezonin pranverë-verë 2013 i japin hapësirë krijimtarisë dhe nxjerrin në pah shikimin dhe formën e fytyrës. Ndërkaq stina e verës parapëlqen ngjyrën gështenjë të hapur me refleks krem karamel ose një tonalitet më të errët çokollate. Ja disa sugjerime…

1-Një gjatësi mesatare që tejkalon paksa supet, është një prerje e flokëve e cila është shumë e këshillueshme nëpër pasarela këtë sezon. Një prerje e tillë tipike është ajo e këngëtares Katy Perry. Me këtë lloj prerje flokësh mund të prezantoheni pa asnjë problem me stile të ndryshme dhe nuk do tju mërzitet kurrë. Pastaj…kjo prerje është e përshtatshme për të gjitha!

2-Jessica Biel mbështetet te trendi i ri i sezonit: balluket. Ndërsa pjesa tjetër e flokëve lihet sa më e gjatë, por kujdes mos bëni shkallëzime. Nëse i shihni me vëmendje flokët e Jessica-s, dallohet një hije e lehtë e ngjyrës së flokëve. Në versionin lisho, prerja duket më mirë nëse nuk bëni onde të lehta. Kjo prerje është ideale për fytyrat ovale.

3- Një prerje ideale për mbrëmje divash është ajo e Jessica Chastain gjatë prezantimit të saj në tapetin e kuq: të kthyera nga një anë, onde të shkallëzuara dhe flokë super të gjatë që bien në pjesën e prapme. Një prerje që kërkon një stilim të përpiktë në qoftë se ju doni të jeni nën efektin e Rita Hayworth, por që mund të funksionojë lehtësisht edhe me stilimin më klasik që mund të ekzistojë.

4-Një tjetër prerje trendi është sërish ajo me balluke, por të shkallëzuara, po ashtu edhe gjatësia, me pak volum, të lirshme. Një prerje më sportive si Alessia Marcuzzi, komode për tu trajtuar dhe e përshtatshme për të gjitha.

5- Qofshin lisho apo shumë të ngatërruar, flokët e Beyoncè janë gjithmonë të preferuar. Një prerje klasike dhe e gjithanshme që nuk del kurrë nga moda: gjatësi e shkallëzuar dhe të stiluara lehtësisht.

3-Jessica Chastain 2-Jessica Biel 1-Katy Perry shampoo-1 5-Beyoncè 4-Alessia Marcuzzi

Shampo e thatë: kundër dhe pro

Kemi gjithmonë pak kohë, por kemi gjithashtu edhe nevojën për ti larë flokët tanë shpesh. Pa e ekzagjeruar, sepse tashmë është kuptuar që të përdorësh shumë shampon bën keq për lëkurën e kokës. Për larje më të shpejta dhe efektive, mund të përdorim shampon e thatë, një produkt i cili ka ardhur gjithnjë e në rritje sa u takon shitjeve të tij. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e blejnë 16 për qind e konsumatorëve, si edhe në Europë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur pikun e shitjeve me 25 për qind. Bëhet fjalë për një substancë pluhuri që ka në fokus të saj pastrimin e mirë të flokëve tanë, duke kursyer shumë kohë. Si përdoret? Për ata të cilët nuk e dinin, sepse nuk e kanë përdorur kurrë, sprucohet një dozë e vogël në flokët tuaj, më pas duhet të prisni që ajo të eliminojë vajin e tepërt në gjëndrat e flokut, duke shmangur në këtë mënyrë gjithë larjen. Kjo shampo duhet trazuar mjaft mirë përpara se ta përdorni, duke e sprucuar më pas në mënyrë uniforme në kokë. Presim disa minuta përpara se të masazhojmë flokët, për të eliminuar çfarëdo mbetje. Kompanitë prodhuese e reklamojnë atë duke e prezantuar si një shndritës mjaft të mirë të flokëve. Ajo është e mirë edhe për pastrimin e flokëve dhe rritjen e tyre. Ekspertët e këshillojnë veçanërisht për personat të cilët flokët i kanë me yndyrë, në mënyrë që të reduktojnë numrin e larjeve gjatë javës dhe ti japin më tepër forcë lëkurës së tyre të kokës. Por për këtë shampo duhet të shmangni përdorimin e shpeshtë, sepse ky produkt reagon në lëkurë dhe mund të shkaktojë probleme në rritjen e flokëve. E rëndësishme është që të mos e ekzagjeroni.

Prerja e flokëve për femrat për pranverë-verë 2013 burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›