E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votojmë vetëm nëse përfshini pikat tona në program

Gazeta Shqip

sinan tafajPersonat me paaftësi

Personat me paaftësi do të votojnë për atë parti që përfshin në programin e saj elektoral kërkesat e tyre. Ky është mesazhi i dhënë indirekt nga kreu i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara, Sinan Tafaj.

Ne duam miratimin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes projektligjin Për përfaqësimin e posaçëm të personave me aftësi të kufizuara në variantin e propozuar, që tashmë Parlamenti dhe qeveria e disponojnë. Zhvillimin e një reforme në sistemin e pagesave të aftësisë së kufizuar dhe të pensioneve të invaliditetit, si edhe zgjerimin e gamës dhe cilësisë së shërbimeve për këtë kategori personash, sqaroi Tafaj.

Duke iu referuar të dhënave, në skemat e përfitimit të pagesave cash janë të regjistruar mbi 120 000 zgjedhës, të cilët ende nuk e gjejnë veten në programin e asnjë partie politike. Madje, përveç tyre, ka edhe grupe të tjera të diskriminuara, siç janë njerëzit që nuk dëgjojnë të cilët nuk konsiderohen si pjesë e kësaj kategorie. Personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri përbëjnë 15% të popullsisë së vendit. Ata aktualisht janë të përjashtuar nga shanset e barabarta, mundësia për edukim, punësim dhe nga përfshirja shoqërore. Kreu i Këshillit Kombëtar të Personave me Paaftësi u bën apel partive politike që të përfshijnë në programet e tyre çështjet që shqetësojnë aktualisht këtë kategori personash.

Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara u drejtohet të gjitha partive politike që të marrin në konsideratë shqetësimet e personave me paaftësi, të cilët janë injoruar dhe shkelur me këmbë vazhdimisht, vit pas viti, duke vështirësuar jetesën e tyre, theksoi Tafaj.

Votojmë vetëm nëse përfshini pikat tona në program burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›