Personeli iranian i Ambasadës Britanike në gjyq
Lajmin e bëri të ditur kreu i organit legjislativ kryesor të vendit. Ndërkohë Ministria e Jashtme britanike tha se po kërkonte me urgjencë konfirmim nga Irani për këtë gjë.
Nëntë punonjësit e ambasadës u arrestuan fundjavën e kaluar. Qeveria britanike ka bërë të ditur se tashmë mbahen vetëm dy të arrestuar, ndërsa të tjerët u liruan.
Qeveritë e BE-së po konsiderojnë që përkohësisht të tërheqin ambasadorët e tyre nga Irani në shenjë proteste ndaj arrestimeve.
"Në këto incidente, ambasada e tyre kishte gisht, disa persona janë arrestuar," tha kreu i Këshillit të Gardianëve sipas agjencive të lajmeve. Duke folur në faljen e të premtes, ai bëri të ditur se sa punonjës do të dilnin në gjyq dhe për çfarë akuzash, b]ri t] ditur BBC.
Teherani vazhdimisht ka akuzuar fuqitë e huaja, veçanërisht Britaninë dhe SHBA-në për ndërhyrje në zgjedhje dhe nxitje të protestave.
Britania ka protestuar me forcë kundër arrestimeve dhe ka hedhur poshtë akuzat iraniane si të pabaza, nd]rsa udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Kameni, muajin e kaluar e pati përshkruar Britaninë si "më e keqja" ndër armiqtë.