E Diel, 1 Nëntor 2026

Perspektiva e bujqesise organike ne Shqiperi

Projekti SASA nisi nga puna ne Shqiperi ne vitin 2001 ne kuader te mbeshtetjes se qeverise zviceriane per Shqiperine ne fushen e bujqesise. SASA eshte shkurtimi i Sustainable Agriculture Support in Albania mbeshtetja per bujqesine e qendrueshme ne Shqiperi. Implementuesi i projektit eshte instituti kerkimor zvicerian FiBL. FiBL eshte instituti i pare kerkimor i cili merret me bujqesine organike. Ai ka filluar nga puna ne vitin 1973 ne Zvicer. Objekti i punes se instituit jane bazat e bujqesise organike por edhe aspekti keshellimor pra percjellja e njohurive shkencore tek fermeret. Sot instituti e ka shtrire rrezen e aktivitetit ne te gjithe globin.

Projekti SASA nisi nga puna me mbeshtetjen e shoqates shqiptare te fermereve organike Bioadria. Ne vitin 2006 shenohet nje tjeter etape e rendesishme per zhvillimin e bujqesise organike ne Shqiperi krijimi i trupes se inspektim-certifikimit Albinspekt. Ky institut i mundeson te gjithe fermereve organike ne Shqiperi kryerjen e procedurave te inspektim-certifikimit duke krijuar keshtu vlere te shtuar te produktit nepermjet nje certifikate. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vaj ulliri organik ne supermarketin Mercator ne Shqiperi.

Projekti SASA i cili e perqendroi akvitetin e tij deri ne 2009 ne produktet organike ndihmoi ne rritjen e cilesise se produkteve dhe ne transferimin e njohurive tek aktoret e ndryshem te agro-biznesit si teknikat dhe teknologjite e reja procedurat e inspektim-certifikimit dhe zhvillimin e tregjeve si ne kuader te tregut te brendshem ashtu edhe per ato te eksportit.

Meqenese tregu i produkteve organike ka nje karakter te theksuar sezonal ne vitin 2009 SASA aplikon nje tjeter metodologji duke vene ne fokus ne fokus orientimin e forte ndaj kerkesave te tregut.

Ketu behet fjale jo vetem per kerkesen ne tregun e brendshem por edhe ato te eksportit. Nje nga aktivitetet promovuese per tregjet e eksportit eshte panairi BioFach ne Nyremberg te Gjermanise.

Aksesi ne tregun evropian per prodhues nga vende jashte BE-se nuk eshte gjithnje i mundur per shkak te mungeses se certifikimit te produkteve bio. Ne kete aspekt projekti SASA ka punuar me intensitet duke themeluar fillimisht trupen shqiptare te inspektimit Albinspekt certifimi i se ciles sherben kryesisht per tregun e brendshem. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sipermarresja Shpresa Shkalla majtas ne fabriken e saj.

Nga ana tjeter SASA ka ndihmuar eskportuesit e prodhimeve organike nga Shqiperia te certifikohen nga organizma si BioSwiss apo instanca certifikimi te BE-se.

Implementuesi i projektit instituti kerkimore FiBL ka dhene ketu kontributin e tij. Drejtori i ketij instituti Prof. Urs Niggli shpjegon per programin tone ertifikimi eshte si te thuash bileta e hyrjes per tregjet ne Evropen Qendrore. Kjo do te thote se institutet e certifikimit luajne nje rol shume te rendesishem per eksportet e produkteve organike. Keto institute certifikimi duhet te ndjekin plotesisht normat e BE-se por edhe vendeve te tjera ku shkojne produktet si Zvicra apo SHBA. Trainimi dhe mbeshtetja profesionale e ketyre instancave kane si synim pikerisht respektimin e ketyre normave.

Megjithese eksportet e produkteve organike nga Shqiperia jane kryesisht lende e pare nuk mundojne edhe rastet kur produkte organike shqiptare destinohen per tregun evropian. Nje rast i tille i suksesshem eshte vaji organik i ullirit Shkalla.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ndricim Duli pronar pemesh ullinjsh Ramazan Duli punetor dhe Musa Xhaka agronom dhe trainues ne kuader te projektit SASA.

Por nje problem mbetet raporti sasi - kosto transporti. Keto kosto ne disa raste jane shume te larta dhe i ngarkohen pjeserisht cmimit te produktit perfundimtar. Keshtu edhe pse produkti eshte shume cilesor ai mund te behet jo konkurues per shkak te cmimit te larte.

Ne kembim pervoje me prodhues te tjere organike u identifikua si nje mundesi per uljen e kostove diversifikimi i prodhimit. Keshtu sipermarrja Shkalla ka filluar edhe prodhimin e nje vaji ulliri special me lule basani. Pas hedhjes me sukses ne tregun shqiptar ai do te prezantohet ne panairin e ardhshem BioFach ne Nyremberg.

Shqiperia ofron potenciale shume te mira per zhvillimin e metejshem te bujqesise organike thekson drejtori i institutit kerkimor FiBL Prof. Urs Niggli Ne rastin e Shqiperise shohim se vendi ofron nje diversitet te pabesueshem ne strukturat agrare por edhe sa i takon natyres mjedisit. Besoj se ketu bujqesia agrare ka nje potencial gjigant nepermjet ruajtjes se ketij diversiteti. Por ky duhet te nderthuret edhe me nje proces krijimi vlerash pra qe fermeret nepermjet ketij diversiteti te kene mundesine te rrisin te ardhurat e tyre .Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Iris Kazazi koordinatore e projektit SASA ne panarin BioFach ne Nyremberg 2011.

Projekti SASA ka ngritur nje infrastrukture e cila i sherben bujqesise organike qofte per tregun e brendshem qofte per ato te eksportit. Iris Kazazi koordinatoree SASA-s shpjegon se kjo infrastrukture do te vazhdoje te ekszistoje edhe me perfundimin e projektit ne fund te vitit. Ketu bejne pjese trupa e certifikimit shoqatat e bujqesise organike dhe njesia qe organizon aktivitete te ndryshme promovuese. Per te gjashtin vit radhazi po pregatitet stenda shqiptare ne panairin BioFach ne Gjermani. Projekti gjate gjithe ekzistences ka patur nje bashkepunim te ngushte me Ministrine e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se konsumatorit ne Shqiperi. Nje grup pune i ngritur prane kesaj ministrie po merret me permiresimin e ligjit per bujqesine organike.

Autor E. Xhani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›