E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika kercenon Bashkimin Europian

Mosmarrveshja mes Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian ne lidhje me avion transatalantik konsiderohet si nje nga betejat me te medha te tregetise boterore dhe duket se nuk do te vazhdoje per shume kohe.

Pas shqyrtimit te marrveshjes se 1 Dhjetorit mes Bashkimit Europain dhe Organizates Boterore te Tregtise OBT zyrtare te tregtise ne Shtetet e Bashkuara pretendojne se evropianet jo vetem qe kane deshtuar te arrijne nje marrveshje me OBT-ne per eliminimin e subvencioneve per Airbus por edhe se kane arritur nje marrveshje te re me prodhuesin e avionit.

Ron Kirk perfaqesuesi i Tregtise se Shteteve te Bashkuara tha ne nje deklarate se qeveria amerikane duhet te bisedoje me BE-ne per kete ceshtje. Por ai paralajmeroi se qeveria i ka kerkuar tashme OBT-se per te marre kundermasa ose sanksione tregetare qe shkojne nga 7 deri ne 10 bilion dollare.

Mosmarrveshjet 7-vjecare ne tregti Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Boeing

Ky veprim i Uashingtonit i cili eshte i prirur per te mbrojtur prodhuesin amerikan te avionit Boeing shenon piken me te ulet ne mosmarreveshjen shtate-vjecare te tregtise me ne qender ndihmen europiane per avion Airbus. Boeing sheh se pozicioni i tij ne bote eshte eklipsuar ne vitet e fundit nga Airbus pjese e kompanise European Aeronautic Defence and Space.

Ne Qershor te vitit 2010 OBT-ja deklaroi se shtetet anetare te Bashkimit Europian duke perfshire Francen Gjermanine Spanjen dhe Mbreterine e Bashkuar kishin subvencionuar ne menyre ilegale Airbus me kredi mbeshtetje infrastrukturore dhe infuzione kapitali.

OBT-ja e tha shume qarte se cdo grant i vogel ne ndihme te Airbus per cdo avion qe kompania prodhonte sipas saj shkaktonte nje efekt negativ ne industrine dhe tregun e punes ne Shtetet e Bashkuara tha Kirik ne nje deklarate.

Shtetet e Bashkuara nuk mund te pranojne asgje tjeter vecse dhenies fund te subvenicioneve.

Ne nje qendrimin te tijin Airbus e cilesoi presionin per sanksion si kercenim bosh duke argumentuar se kompania kishte dorezuar ne OBT te gjitha dokumentat qe tregonin se ata i mbaheshin marrveshjeve te meparshme.

Vendime te posacme

Nje opinion i OBT mbi ankesat e Shteteve te Bashkuara nuk pritet te jepet para dates 19 Dhjetor atehere kur eshte aprashikuar qe organizata te diskutoje mosmarrveshjen.

Vitin tjeter OBT-ja do te shikoje nje vendim te posacem te Shteteve te Bashkuara prej te cilit Boeing ka perfituar subvencione.

John Blau/Amarildo Topi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›