E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet afati 1-mujor për pagesat e pashlyerja

Hiqet afati 1-mujor për kryerjen e pagesave të kontributeve të papaguara. Qeveria ka shfuqizuar nenin që përcaktonte kryerjen e pagesave të kontributeve, vlerën e interesave dhe të gjobave brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit që lëshojnë organet tatimore kur zbulojnë se kontributet nuk janë paguar. Sipas projektligjit të ri, kur organet tatimore zbulojnë se kontributet nuk janë llogaritur e paguar në masën e duhur, bëjnë vlerësime. Për vlerësimet dhe mbledhjen e detyrimeve për kontributet, kamatëvonesat dhe gjobat, zbatojnë rregullat e përcaktuara në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar afatin e parashkrimit të detyrimeve. Radha e pagesës së detyrimeve që lidhen me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara pjesërisht është:

kontributet e sigurimeve shëndetësore; kontributet e sigurimeve shoqërore të punëmarrësit; kontributet e sigurimit suplementar; kontributet e sigurimeve shoqërore të punëdhënësit; kostot administrative; gjobat; kamatëvonesat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›