Perspektiva e njohjeve dhe rritja e kapaciteteve të lobimit

Ma thotë mendja që fundviti 2009 dhe fillimvit
i ri (2010), po e shtyjnë nga pak Republikën e Kosovës në drejtime të
padëshiruara për të, dhe ndoshta edhe drejt udhëve qorre
Fehmi
Ajvazi*
1.
Republika e Kosovës, vazhdon të zhvillohet dhe
të forcohet konform mundësive dhe potencialeve të brendshme fizike dhe
materiale, si dhe konform bashkëpunimit dhe partneritetit shtytës ndërkombëtar.
Republika e Kosovës si një shtet relativisht i ri, tashmë ka hyrë nën ombrellën
e Familjes së Madhe Ndërkombëtare të shteteve. Shteti i Kosovës, është njohur
nga shtetet të fuqishme të botës por, edhe nga shtete të vogla që mezi i gjejmë
në hartë.
Ekipi i shteteve të fuqishme (SHBA, Anglia,
Gjermania, Japonia, Franca, Kanadaja, Australia, Arabia Saudite, Italia, Turqia
etj.), përbën krenarinë tonë të veqantë duke qenë se ky ekip, pasqyron
universin aktual të fuqisë supreme shtetërore që dominon globin. Pra, sot
Republika e Kosovës mund të llogarisë në më shumë siguri politike, ekonomike,
kulturore etj.
Në fazën aktuale, qytetarët e Kosovës mund të ndihen
mirë nga pikëpamja psikologjike dhe, optimistë për të ardhmen e tyre.
Megjithatë, sa herë që kërkohet, është prioritare të theksojmë fuqishëm se
shteti i Kosovës lindi në suaza të një procesi të ndërlikuar historik dhe, në
suaza të një procesi të ashpër politik, deri në shkallë lufte.
Në të gjitha fazat, veçmas pas vitit 1981,
hapat tonë drejt lirisë dhe pavarësisë ishin jashtzakonisht të vështirë. Dhe
plotë një dekadë pas qershorit të vitit 1999, nga periudha de fakto Republika
e Kosovës edhe de jure (17.02.2008), është shtet.
2.
Gjithsesi, edhe të fituarit e statusit të
shtetit (shtetbërja), po ashtu përbënë një sfidë më vete. Ndamas nga çdo sfidë
e brendshme zhvillimi, në planin ndërkombëtar kërkohet që subjektiviteti i
proklamuar dhe i shpallur të njihet nga të tjerët. Çdo njohje, është e
favorshme dhe e plotëson në dhjetëra mënyra, fuqinë shtetërore të Republikës së
Kosovës. Republika e Kosovës, ka hyrë në fazën kur i duhen njohjet domosdo.
Sa më shumë njohje, që domethënë sa më shumë
numra shtetesh që do të na njohin në cilëndo formë politiko-juridike
ndërkombëtare, do të na mundësoj konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të
Kosovës në familjen e shteteve të pavarura. Rritja e numrit të shteteve që na
njohin, krijon partneritet politik dhe ekonomik, krijon partneritet kulturor,
sportiv, krijon siguri etj.
Gjithashtu, mundëson edhe bashkpunim të gjerë
dhe të nduarndurtë me popujt dhe komunitetet e ndryshme, me shtete, me
organizatat supranacionale, e që të gjitha këto janë një corpus i gjerë - i
organizuar. Bashkëpunimet janë gjithmonë
të nevojshme dhe perspektivat bëhen më funksionale dhe më të fuqishme, nisur
nga traditat e zhvillimit historik ndërkombëtar të popujve dhe shteteve.
Shekulli si ky (XXI), imponon dinamikë të
fuqishme, vizion, perspektivë bashk me shkrirjet e ndryshme (lehtësisht të
durueshme ) të aspekteve nacionale e shtetërore, duke qenë se bota është kthyer
në një fshat global dhe ku interesat janë kaq të përbashkëta, bile të
domosdoshme, reciproke.
Nevojat pa fund dhe çështjet e ndryshme
globale (ekonomia, ambienti, tregu, edukimi, siguria etj.), na shtyjnë të
mendojmë dhe të veprojmë në drejtim të gjetjes së detyrueshme të vetës sonë në
suaza të interesave globale: mënyra më frytdhënëse e zhvillimit dhe e prosperimit.
Rritja e kapaciteteve të lobimit dhe procedimi
me sukses i rrugës së njohjeve ndërkombëtare, përkon me nevojat e nduarndurta
të zhvillimit të brendshëm dhe, me stabilizimin e shtresuar në shkallë
institucionale, administrative, shoqërore etj.
Presioni që buron nga shtimi i njohjeve
ndërkombëtare për shembull, e detyron apriori, Gjykatën Ndërkombëtare të
Drejtësisë (GJND ) që të shmang çdo dilemë eventuale lidhur me shpalljen e
pavarësisë së Kosovës. Rritja e numrit të shteteve që e njohin Republikën e
Kosovës, zbut qëndrimet e ashpra politike dhe shtetërore ndaj ekzistencës dhe
zhvillimit të shtetit të Kosovës të vendeve si,
Sllovakia, Greqia, Rumania, Spanja, Rusia etj. Institucionet e Kosovës,
Qeveria dhe me theks të veçantë Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), duhet të
rrisin kapacitetet politike dhe shtetërore në nivelin energjik lobues, duhet të
rrisin cilësitë diplomatike që të ngrihet kuota e shteteve njohëse (kuota e
numrave), për të plotësuar kriteret e nevojshme juridike- procedurale që Republika
e Kosovës ti hapë më kollaj, dyert drejtë anëtarësimit të sigurt në organizmat
më të larta ndërkombëtare si: UE, NATO, OKB etj.
Dy çështje tashmë strategjike, imponojnë
dinamikë të shpejtuar të njohjes: anëtarësimi në Unionin Evropian ( UE ) dhe,
anëtarësimi në Kombet e Bashkuara ( OKB ). Të dy këto prioritare, janë çështje
kruciale dhe të paevitueshme pasi që Kosova vërtetë ka fituar njohjet supreme ndërkombëtare nga
vendet si SHBA, Gjermania, Japonia dhe, ka aderuar edhe në mekanizmat monetar si,
FMN.
Bazuar edhe në qindra nevoja fizike dhe
materiale, organizative, industriale që imponon aktualiteti i organizuar
shtetëror, kjo sështë më vetëm dëshirë. Prandaj rritja e kapaciteteve lobuese
për njohje, duhet të përfshijë nevojën për dinamizim të resurseve politike dhe
shtetërore, e kjo do të thotë rritje të lobimit cilësorë, të diplomacisë
fleksibile, profesionale, energjike etj.
Natyrshëm, që të avancohet problemi i njohjes
së Kosovës nga dhjetëra vende afrikane, duhet paraprakisht të influencohet në
Paris. Dhjetëra vende afrikano-arabe, janë të lidhura historikisht me Francën
dhe siç dihet, madje edhe gjuhë zyrtare kanë frëngjishten. Natyrshëm, që të
avancohet problemi i njohjes së Kosovës nga dhjetëra vende amerikano-latine,
është e udhës që paraprakisht të influencohet në Madrid dhe në Lisbonë.
Dhjetëra vende amerikano-latine, janë të
lidhura historikisht me Spanjën dhe me Portugalinë dhe siç dihet, madje edhe
gjuhë zyrtare kanë spanjishten apo portugalishten. Përfshirja e gjerë e
aktiviteteve, ngritja e seriozitetit, promovimi dhe përdorimi i resurseve të
caktuara, profesionalizmi, avancimi i mundësive të kalkuluara dhe të
projektuara institucionale, e rritë në shkallë të theksuar efikasitetin e
nivelit lobues të njohjeve.
Hapja e sa më shumë përfaqësive diplomatike
(konsullata, ambasada) dhe përfaqësimi i tyre realisht i denjë për nga niveli
intelektual - shtetërorë dhe jo për nga niveli klanor, fisnorë, miqësorë,
shoqërorë është me dobi të panumërta për qytetarin, shoqërinë dhe shtetin.
Pra, ekzistojnë me dhjetëra e qindra mënyra,
rrugë, kanale diplomatike, resurse njerëzore, mjete materiale- teknike që
mundësojnë njohje. Republika e Kosovës gjatë këtij viti, pse vallë të mos e
arrijë kuotën e njohjeve deri në së paku 120 shtete?
3.
Njohjet e këtij viti (2010), janë çështje e
sasisë (çështje kuantiteti). Republika e Kosovës, ka nevojë që të ketë sa më
shumë miq, shtete për të bashkëpunuar, partnerë ekonomikë etj. Rritja e
përkrahjes ndërkombëtare politike dhe ekonomike, kulturore, ushtarake përbën
hapje të fushave të perspektivës dhe ecje të sigurt, në atë që konsiderohet
fuqizim shtetëror i sotshëm dhe, i nesërm. Kosova, nuk guxon të lejojë dilema
për vetën e saj tek të tjerët, etiketa, dyshime, skepsë që të përfytyrohet dhe
të analizohet si një shtet që në një rast të papritur, mund të konsiderohet
nesër si shtet i dështuar.
Si një shtet i dështuar ? Kjo do tishte më
shumë se sa paaftësi, neglizhencë, varfëri, papunësi një punë katastrofë për
Kosovën. Pra: vetëm kjo, sduhet lejuar! Por unë besoj plotësisht që ka
aty-këtu edhe dilema, sfida rajonale-ndërkombëtare rreth lindjes dhe fuqizimit
të shtetit të Kosovës.
Ndërkaq, as që dyshohet që ka edhe vërejtje
dhe kundërshtime jo vetëm të lindjes, por edhe të rritjes dhe të fuqizimit të
shtetit të Kososës. Pra, ka qarqe të caktuara që janë të disponuara që shteti i
Kosovës të abortojë ose të vdesë...! Të mos harrojmë që ka një plan aktiv (si
edhe shumë plane të tjera të djeshme ), i koduar me emrin Aksioni që është
hartuar nga B