Përtej kufijve

Edicioni i tretë i festivalit do t’i kushtohet llojllojshmërisë, shumëgjuhësisë dhe komunikimit në Ballkan.
Qëllimi kryesor i projektit është motivimi i të rinjve për të krijuar filma, dhe që përmes tyre të merre me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e rajonit prej nga vijnë. Gjithashtu, synim tjetër është që të shihet se çfarë qasje kanë ata ndaj çështjes së komunikimit në përgjithësi, por edhe ndaj llojllojshmërisë kulturore dhe gjuhësore në rajon.
“Fol me Mua” është një thirrje drejtuar të rinjve për aksion. Kjo thirrje ka të bëjë me komunikimin në të gjitha format; nëpërmjet gjuhës, ose nëpërmes mjeteve të tjera të shprehjes. Ballkani njihet për nga kultura, tradita dhe shumëgjuhësha, prandaj edhe iu bëhet thirrje të gjithë filmbërësve që të shfaqin llojllojshmërinë që e rrethon jetën e tyre të përditshme. Filmbërësve u bëhet thirrje që të flasin me prindërit, me miqtë, dashnoret(rët), fqinjët, armiqtë... pra, që të flasin me gjithë Ballkanin dhe botën.
Përndryshe, kushtet për pjesëmarrje në festival janë:
- që filmbërësit të jenë më të vjetër se 30 vjeç;
- që filmi të jetë produksion i ndonjërit prej shteteve të Evropës Juglindore (pranohen edhe filmat nga shtetet e tjera, me kusht që të jenë krijuar në kooproduksion me ndonjë shtet ballkanik, ose që ngjaja e filmit të zhvillohet në Ballkan);
- që kohëzgjatja maksimale e filmit duhet të jetë 30 minuta;
- që kategoritë e filmave të jenë: artistik, dokumentar, i animuar, eksperimental;
- që autori filmin e tij ta vendosë në ndonjë server online pa pagesë (Vimeo, You Tube), dhe që lidhjen (linkun) për shkarkim ta shkruaj në fletë-lajmërim;
- që nëpërmjet file share web-faqes Wetransfer filmi të dërgohet në adresë të festivalit;
- që të gjithë filmat të jenë në formatet AVI, MPEG-4 ose MOV;
- që filmi të vendoset në formatin origjinal dhe me titra në anglisht;
- që secili pjesëmarrës të kandidojë me nga një film;
- që, nëse e shohin të arsyeshme, autorët të dërgojnë edhe fotografi të fazave të produksionit të filmit, në mënyrë që ato të mund të marrin pjesë në ekspozitën e fotografive që do të mbahet gjatë festivalit.