E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona, 1303 pasime më tepër se Milani

Barcelona dhe Milani gjatë këtij sezoni kanë zhvilluar katër ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Dy superfuqitë e futbollit evropian fillimisht u përplasën në fazën e grupeve, ku Barcelona fitoi katër nga gjashtë pikët e mundshme duke barazuar 2-2 në Nou Camp dhe fituar 3-2 në San Siro.

Të njëjtin bilanc, barazim dhe fitore, gjiganti katalan e shënoi edhe në çerekfinale. Por, kësaj radhe në udhëtim luajti pa gola 0-0, ndërsa para tifozëve të saj fitoi 3-1. Në gjithsejtë katër ndeshjet, futbollistët e Barcelonës kanë bërë 1303 pasime më tepër se ata të Milanit.

Sa u përket golave, rezultati është 8-5 në favor të katalanëve, në gjithsejtë goditjet drejt portës 77-28, kurse brenda kornizës 24-10. Rossonerët fajësuan gjyqtarin Bjorn Kupers për akordimin e dy penalltive në ndeshjen e së martës në Nou Camp.

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola e ka thënë të kundërtën. “Ne nuk ankohemi për penalltitë e paakorduara në ndeshjen e parë. Nëse dikush mendon se nuk e merituam kualifikimin në gjysmëfinale dhe e kemi arritur këtë me ndihmën e gjyqtarëve, atëherë më duhet t’i njoftoj se e bëjmë këtë për sezonin e pestë me radhë. Kjo do të thotë diçka”, deklaroi Guardiola. Barcelona në gjysmëfinale do të ndeshet me Chelsean.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›