Përtej lajmit/Valentina Leskaj nuk gjeti në Bruksel asnjë plagë për Shqipërinë, siç pat kërcënuar paraprakisht

Valentina Leskaj nuk gjeti asnjë “plagë”, që ajo “ti vinte gishtin” apo “ta zbulonte” në Bruksel. Komiteti i Stabilizim Asociimit për Shqipërinë, u mblodh sërish, por ndonjë “plagë”, nuk ia serviri, që nuk ia serviri Valentina Leskajt.
E njohur për shprehjen me zë të lartë të ëndrrave që ajo shihte jo shumë larg më parë, me miliona shqiptarë që do të pushtonin Europën në rast të liberalizimit të vizave, këtë vatër qelbi, apo këtë formë çibani, që ajo dhe Edi Rama e dëshironin ta shihnin, nuk arriti ta shihte e ta konfirmonte së fundmi në Bruksel. Përkundrazi, po ti referohemi pikës 4 të Deklaratës së përbashkët të Komitetit të Stabilizim Asociimit për Shqipërinë, mësojmë konsideratat e këtij komitetit, sipas të cilave “Komiteti nënvizon sërish se procesi i liberalizimit të vizave ka provuar se ishte një sukses dhe një element i rëndësishëm jo vetëm për institucionet por edhe për kontaktet njerëzore mes shqiptarëve dhe shtetasve evropiane…”.
Ky pohim, mund të ketë tingëlluar i rëndë qoftë edhe mund të ketë shkaktuar ndonjë “plagë”, por te Valentina Leskaj, mbi të cilën ajo tashëm mund “të vendosë gishtin”… Valentina Leskaj ka gjithë të drejtën e saj, që për sa kohë nuk gjeti në Bruksel asnjë “plagë”, të vazhdojë të vuajë, për “plagët” që i shkaktohen asaj nga fjalët e mira dhe evidentimet e sukseseve të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë e reformave të saj…, pse jo edhe të bërtasë për ëndrrat që mund të shohë në të ardhmen
Kreu i delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan
“Rezultatet e deritanishme, premtojnë që Shqipëria të ecë drejt integrimit”
Kreu i delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan është shprehur se zhvillimet në Shqipëri po shkojnë në drejtimin e duhur dhe se arritja e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore është një shembull i asaj që Shqipëria po bën hapa përpara. Kukan i kushtoi vëmendje konsensusit për reformën zgjedhore dhe takimin e Brukselit.
“Jam njohur me lajmin për reformën zgjedhore, por jam shumë i kujdesshëm me lajmet që vijnë nga Shqipëria. Sipas informacionit të fundit, rezulton, se amendamentet më të diskutueshme janë zgjidhur, por palët po vazhdojnë sërish diskutimet. Kështu që preferoj të pres për një informacion të konfirmuar në nivelin 100 për qind. Por mesa shohim gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe kam ndjesinë që të dyja palët janë të ndërgjegjshme për rëndësinë e saj dhe po kontribuojnë për të. Ndaj këtë radhë, jam optimist”, theksoi ai.
A shihni një ndryshim në këtë takim krahasuar me takimet e tjera?
Ka një ndryshim të dukshëm. Jam realist që ka ende probleme midis palëve, por më pëlqen qasja aktuale që të dyja palët kanë duke mos-akuzuar njëra - tjetrën dhe duke theksuar se ata janë të interesuar për statusin e kandidatit për Shqipërinë. Opozita po ve në pah, se ajo është duke kontribuar në mënyrë pozitive për këtë proces. Ndaj, e shoh këtë si një ndryshim shumë të rëndësishëm. Në kontrast me betejat që kemi më parë në të shkuarën, duke përqendruar të gjithë energjinë, se si të akuzohet pala tjetër për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat, tani palët po përqendrohen se si t’i realizojnë reformat. Kjo është e rëndësishme.
Me prezantimet e mazhorancës dhe të opozitës mbi reformat, a keni përshtypjen se në momentin aktual jemi më afër statusit të vendit kandidat se larg prej tij?
Nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetjeje tani. Por ajo që dua të them, është se të dyja palët politike shohin, se koha është e një rëndësie primare dhe se rezultatet konkrete duhet të jepen tani. Vlerësimi për progres-raportin ka filluar tashmë dhe është e rëndësishme që rezultatet konkrete të paktën për 4 sektorët më të rëndësishëm reforma elektorale, parlamentare, shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut të arrihen tani. Ky ndërgjegjësim për nevojën që rezultatet duhet të arrihen tani premton, që Shqipëria do të eci përpara.