Wollfarth: Akuzat e PS-së për trafik armësh të marrin rrugën ligjore

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka deklaruar se akuzat e PS-së ndaj ministrisë së mbrojtjes për tregëti të paligjshme të armëve të marrin rrugën ligjore.
Nga qyteti i Gramshit ambasadori Wollfarth theksoi se PS-ja i ka të gjitha mekanizmat për të hetuar në lidhje me dyshimet e saj për trafikun e armëve.
Gjithashtu amabsadori Wollfarth e ka cilësuar përfundimin e reformës zgjedhore si një arritje e madhe por theksoi se duhet vullneti i të gjitha palëve për zbatimin e marrëveshjes PD-PS për kodin zgjedhor.
Ambasadori i OSBE-së Eugen Eollfarth ka vizituar sot uzinën ushtarake në Gramsh ku ka dhuruar edhe gjashtë kamera sigurie dhe një videokamera dixhitale.
vijon.