Shqipëria feston 17-vjetorin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Shqipëria shënon 17-vjetorin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës. Me këtë rast në në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme, është zhvilluar një paktivitet ku përveç ambasadorëve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, kanë qënë për pranishëm edhe politikanë, parlamentarë, profesorë, studiues e gazetarë.
Aktiviteti është organizuar nën kujdesin e Ministrit të Jashtëm Edmond Panariti dhe Kreut të Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, z. Marco Leidekker.
Në fjalën e tij, ministry Panariti theksoi se parimet e tranparencës, tolerancës dhe bashkëpunimit do të jenë në qendër të marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka theksuar se gjatë presidencës shqiptare të Këshillit të Europës një vëmendje do t`i kushtohet edhe marrëdhënieve me Kosovën.
vijon..