E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pertej reklamave te universiteteve

Ne rast se keni pare ndopak televizion keto javet e fundit nuk ka sesi te mos ju kete rene ne sy numri i madh i spoteve publicitare te universiteteve. Diploma jone eshte me e mire universiteti yne eshte me i madh me ne e ardhmja eshte e garantuar... edhe pse me te tjera fjale praktikisht kjo eshte ajo qe reklamohet. Nga spotet ne televizion te krijohet pershtypja se cilesia e arsimit te larte te ne ka mberritur kulmin tek e fundit te gjithe po e marrin nga nje master. Por e verteta eshte ca me ndryshe dhe pas fasadave shkelqyese te reklamave televizive gelojne probleme deri edhe konceptuale mbi ate qe duhet te jete arsimi i larte.

Vitet e shkolles se larte jane ata gjate te cileve njeriu meson jo vetem nje profesion por edhe vendin e tij ne shoqeri. Por kam frike se ne universitetet tona sot po rrekemi shume fort te prodhojme specialiste qe sherbejne brenda struktures si ingranazhet e nje makinerie dhe jo njerez qe mund te kritikojne permiresojne dhe revolucionarizojne shoqerine. Ne te ardhmen specialistet akademiket burokratet bankieret do te qendrojne secili ne kthinen e vete te vogel pa mundur te ushtrojne ndikim pozitiv mbi strukturen e madhe sociale. Ata nuk do te jene te pergatitur per te kritikuar sistemin kur ky ka probleme. Ne fokusin e tyre do te jene vetem diploma dhe gjetja e nje vendi pune. Arsimi i larte i eshte larguar konceptit te formimit te nje botekuptimi te shendetshem te studenti dhe prodhon tanime vetem prerje standarde. Studenti nuk spikat per karakter ai reduktohet ne nje diplome. Une jam nje DND ne administrim publik. Ky jam une zoteria DND ne AP. Keshtu ata dalin nga bankat e shkolles te pergatitur vetem per ta mbajtur lokomotiven ne levizje por kurrsesi per ta drejtuar apo ridrejtuar ate.

Universitetet tona nxjerrin edhe juriste te paafte te shkruajne shqip. Ndoshta ne te ardhmen do te kemi financiere dhe kontabiliste te shkelqyer lobiste bankiere ekonomiste informaticiene dhe gjithfare specialistesh. Deri ketu gjithcka eshte mire e bukur por pyetja qe ngre eshte kjo Keta specialiste a do te jene gjithashtu qytetare Sa me te specializuar programet aq me i ngushte botekuptimi i studentit. Sot ne universitetet tona programet kane pak gjuhe te huaja aspak letersi e art programe te caktuara nuk perfshijne as filozofine e as historine dhe gjuhen shqipe. Ne te ardhmen informaticieni dhe ekonomisti a do te mund te shkembejne dy fjale mbi historine A do te mundet financieri apo menaxheri i ardhshem te flase sic duhet e me tutje te gjykoje mbi problemet sociale qe kalon vendi Po ai i shkencave politike a do te ndieje dhimbje per ndotjen mjedisore Pra pervecse si profesioniste ne disiplinat e tyre te ngushta a do te perfitojne vlera njerezore studentet e sotem

Po te degjosh oferten universitare ne treg te duket sikur gjithcka qe ka vlere ne jete matet ne valute. Ne premtimet qe u behen studenteve te rinj ze vend me shumice suksesi i ardhshem i matur ne vlere monetare nje pozicion drejtues nje karriere e suksesshme nje e ardhme e sigurt ekonomikisht... Prezantimi i ofertes universitare shpesh tingellon si marketimi i nje kredie bankare me terma te paqarte. Shembujt qe u sugjerohen studenteve si modele suksesi jane ne disa raste shembuj te menyres sesi ne jete duhet te besh cdo kompromis te mundesh. Arsimi i larte privat shpesh flirton me interesat e politikes apo biznesit ne vend se te perpiqet ca me fort qe te perdore potencialin e vet per te ndertuar institucione intelektualisht te pavarura e te pangaterruara ne zullume. Dhe per aq kohe sa studenti perjeton ne universitet se diplomen do ta marre si pasoje e pageses qe ka bere per tu regjistruar. E duke i lehtesuar nje diplome ne baze te ketij transaksioni arsimi i larte privat i mohon studentit mundesine per te ndier krenari intelektuale ne arritjen e vet. E ngreme ne kete menyre nje brez karrieristesh te cilet nuk do te perfitojne ne shkolla as aftesine as deshiren per sfide dhe mendim kritik. Keshtu nuk po pergatisim mendje por vetem karriera.

Ne esene e tij Arsimi pas Aushvicit Theodor Adorno shkruan se korrupsioni moral qe beri te mundur Holokaustin mund te luftohet vetem nepermjet sistemit arsimor dhe se shkollat duhet ti japin studentit me shume se aftesi. Shkollat duhet ti japin njeriut vlera. E pare ne kendveshtrimin e Adornos shoqeria jone sot nevoje per nje sistem arsimor qe e ndihmon te sherohet nga e kaluara duke prodhuar individe me nje sens perkatesie pergjegjesie dhe kontributi ne shoqeri

Por ne rast se universitetet tona kthehen ne vende te dyshimta ku shiten e blihen diploma ku gatuhen afera korruptive dhe lobohet per pushtet ekonomik do te shohim sesi universitetet do te bien pre te influencave politike nihilizmit moral dhe produkteve mediatike. Keto lloj ambientesh thjesht nuk jane te shendetshme per mendjet e reja. Keto shkolla nuk ofrojne me shume se propaganda dhe imazhi ato nuk transmetojne te studentet vlera dhe as ushqejne ne ta kapacitetin per ndergjegje individuale. Studentet e dale nga keta auditore nuk kane te zhvilluar konceptin e se mires se perbashket egalitarianizmit dhe rolit te tyre si individe ne komunitet. Ne nje kohe kur universitetet per nga natyra duhet te jene qendra te mendimit te lire dhe kritikes ndaj autoriteteve te ne perkundrazi studenteve u jepet shembulli me i keq i nenshtrimit servilizmit dhe bashkepunimit me pushtetin.

Per aq kohe sa shkollat tona do te prodhojne njerez te paafte per te gjykuar te miren nga e keqja shoqeria e neserme do te kete te njejtat probleme dhe plage prej te cilave po lengon shoqeria sot. Inteligjenca eshte neutrale nga ana morale. Te jesh inteligjent nuk do te thote te jesh i mire. Te zhvatesh me aftesine e mendjes nuk eshte ndryshe ngase te grabisesh me arme. Pavaresia morale eshte e mundur vetem permes kurajes per te mbetur kritik ndaj dhe duke mos bashkepunuar pandershmerisht me strukturat. Mosbindja intelektuale skepticizmi dhe kritika ndaj autoritetit jane natyra e vertete e qytetarit intelektual. Dhe ndersa nuk kam asnje dyshim qe profesionistet e neserm do te jene me te afte se te sotmit ne zanatet e tyre kam frike se fare pak po u mesojme studenteve mbi faktin se njesia e vertete matese e nje qyteterimi nuk eshte pasuria e individeve te caktuar por aftesia per te zbatuar drejtesi per te ecur perpara per te ngritur standardet e veta si shoqeri. Nese Shqiperine e se ardhmes kemi imagjinuar si nje vend europian duhet europianizuar e sotmja. Se paku ne shkolla.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›