FSHF paralajmeron deputetin Sulaj I padeshirueshem ne stadiume
Qe nga dje e ne te ardhmen deputeti i Partise Demokratike njekohesisht edhe donatori i Shkumbinit Dashnor Sulaj do te duhet te matet mire para se te ndermarre iniciativen per tu perfshire ne incidente te dhunshme ose sharje e ofendime ndaj gjyqtareve lojtareve apo aktoreve te tjere te futbollit. Kjo per faktin se dje me ne fund ka mberritur edhe paralajmerimi i FSHF-se e cila thekson se nese nje gje e tille do te perseritet ne te ardhmen deputeti do te shpallet i padeshirueshem ne stadiumet shqiptare per nje kohe te caktuar.
FSHF gjate javeve te fundit ka theksuar vazhdimisht nevojen per ashpersimin ne lidhje me ligjet per dhunen ne sport. Prej kohesh drejtuesit me te larte te top-kembes ne vend kane denoncuar dhunen qe ushtrohet nga tribuna VIP ose rastet kur shpeshhere njerez te veshur me pushtet sherbejne si katalizatore per veprimet ekstremiste te tifozeve apo ne rastin me te keq behen vete protagoniste te dhunes. Dhe per Dashnor Sulajn ai te se dieles se fundit nuk eshte i pari. Donatori i Shkumbinit deputet i PD-se i njohur si nje nga tifozet fanatike te skuadres peqinase eshte nje nga shembujt me domethenes kur flitet per dhunen ne futboll me prejardhje nga tribuna Vip. Rastet e perfshirjes se ketij personi ne aktet e dhunes ne stadiume kane qene te shumta aq sa me 16 shkurt 2010 ai u detyrua te bente publikisht nje deklarate pendese. Behet fjale pas ndeshjes Shkumbini-Tirana 1-0 e shoqeruar me shume incidente ku protagonist ishte donatori dhe deputeti i Peqinit. Vetem 24 ore me pas do te reagonte. Ne nje prononcim per Top Channel Sulaj rrefente aso kohe sipas menyres se tij gjithcka qe ndodhi ne keto skena jo normale per nje ndeshje futbolli. I vetmi moment i acaruar ishte dalja me te kuqe e Tafajit dhe gjykoj se ishte nje moment i drejte nga gjyqtari. Une kam dashur te hyj per nje moment per ti qetesuar dhe nuk me kane lene forcat e rendit. Nuk eshte situate normale por ne prej mishi dhe gjaku jemi tha Sulaj. Njekohesisht ai premton se keto skena nuk do te ndodhin me. Thashe qe eshte gabim por gjykoj se duhet te tregohemi te kujdesshem. Nuk lame imazh te mire dhe kete duhet ta pranojme publikisht. Por futbolli eshte nje loje qe mund te coje ne veprime te tilla. Premtoj se nuk do ta bej me dhe reagimi do te jete shume here me pozitiv se sa ajo qe u pa ne kete rast theksoi Sula. Por premtimi i bere dikur tashme pas thuajse 7 muajsh eshte harruar fare. Te dielen gjate pushimit te ndeshjes Shkumbini-Skenderbeu 3-1 Sulaj kishte zbritur ne tunelin qe te con ne dhomat e zhveshjes. Ne momentin qe po dilte gjyqtari edhe pse ky i fundit ishte i shoqeruar nga forcat e policise donatori i Shkumbinit ka tentuar ti flase. Pikerisht ne kete koha ka ndodhur edhe incidenti pasi deputeti i PD-se ka ofenduar gjyqtarin e ndeshjes. Komisioni i Disiplines i mbledhur dje ne FSHF per te analizuar parregullsite e javes se 3-te te Superiores pasi ka studiuar provat filmike dhe relacionet perkatese ka vendosur Deputetit te Kuvendit te Shqiperise z.Dashnor Sula per fyerjen ndaj arbitrave ne ndeshjen Shkumbini-Skenderbeu ne baze te neneve 2 3 7 10 13 57 59 70 76 77 te KDS i jepet paralajmerim per aplikim te mases se ndalimit te hyrjes ne stadium ne rast perseritjeje te shkeljeve te kesaj natyre. Tani ngelet te shikojme nese Sulaj do ta mirekuptoje vendimin.