E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru, protesta e indigjenëve, 2 të vdekur

Mijëra indigjenë në Peru dolën në protestë për të kundërshtuar planin për ndërtimin e një miniere në qytetin e Juliacas.
Indigjenët sulmuan aeroportin e këtij qytetit dhe arritën të marrin kontrollin e njërit terminal. Si pasojë e dhunës, 2 persona raportohen të vdekur dhe dhjetra të tjerë rezultojnë të plagosur.
 

Forca të shumta policore u vendosën në qytet duke qëlluar drejt turmës.
 

Indigjenët protestojnë kundërngritjes së një minierë që prek një lumë, pranë të cilit ata realizojnë aktivitetin e tyre agro-zooteknik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›