Clinton: Penjani të përmirësojë marrëdheniet me Seulin

Amerika këmbëngul që Phenjani të përmirësoj marrëdhëniet me Seulin. Sekretarja e shtetit Hillari Klinton, tha se vendi i saj është gati për bashkëpunim me Korenë e Veriut, por vetëm nëse shteti komunist përmirëson marrëdhëniet me Korenë e Jugut.
Ajo tha gjithashtu se Shtetet e bashkuara ende nuk kanë vendosur nëse do të dërgojnë ushqime në Korenë e Veriut. Sipas fjalëve të saj, është e rëndësishme të vendoset një mekanizëm, i cili të kontrolloj nëse me të vërtetë ndihmat shkojnë për nevojtarët.
Sipas OKB-së, Republika Demokratike Popullore e Koresë ka nevojë urgjente, për të ushqyer një të katërtën e popullsisë.