Kuper, vizitë në Prishtinë gjatë kësaj jave
Ndërmjetësuesi i BE së në bisedimet Kosovë Serbi, Robert Kuper, e ka konfirmuar vizitën e tij për këtë javë në Prishtinë. Ai për këtë vizitë është ftuar nga kryenegociatorja Edita Tahiri.
Insistimi i Tahirit që Kuper të vijë në Prishtinë ka të bëjë me faktin që të kërkohet nga ai të bëjë më shumë presion ndaj Serbisë për zbatimin e tërësishëm të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe për tregtinë e lirë, por edhe të insistojë që Serbia të heqë dorë nga kërkesa për përfaqësimin e Kosovës në rajon nën Rezolutën 1244.
“BE duhet t’i bëjë presion më të madh Serbisë që ajo të zbatojë marrëveshjet e deritanishme dhe të pranojë realitetin e Kosovës. BE-ja duhet të bëjë presion për shkak se vetë ajo mban përgjegjësi për stabilitetin në rajon”, i ka thënë Tahiri gazetës “Zëri”.