Peru/Autobuzi bie në greminë, 18 viktima
Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 33 të tjerë janë plagosur kur autobusi me të cilin ata udhëtonin ka rënë në një greminë në veri të Perusë, bënë të ditur zyrtarë të policisë. Sipas mediave lokale, autobusi ka rënë nga një distancë ose lartësi prej 200 metrash ndërsa po përshkonte një zonë malorë në afërsi të Taricas, që gjendet rreth 450 km në veri të kryeqytetit të Perusë, Lima. Aksidentet rrugore me mjetet e transportit janë shtuar ndjeshëm në Peru, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të reduktuar fatalitetet nëpër rrugë. Një nga të mbijetuarit e tragjedisë tredon i frikësuar se nuk e di me saktësi se çfarë ndodhi apo cili ishte shkaku i aksidentit, por thotë se automjeti ishte i mbingarkuar dhe në këtë drejtim, kishte neglizhencë nga ana e drejtuesit të autobusit. Ai shton se të tilla gjëra ndodhin kur nuk ka kontroll në sistemin e transportit. Transporti publik në vendin e varfër të Amerikës Latine, është dëmtuar më shumë edhe nga operatorët ilegalë që përdorin autobusë, nga automjetet e pasigurta dhe shoferë që nuk janë të zanatit.