E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu takon krerët e shtetit gjerman


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu filloi sot vizitën zyrtare në Gjermani, ku u takua me presidentin e Gjermanisë, Horst Kohler, kryetarin e Kuvendit të Republikës Federale, Norbert Lammert.

Po sot, presidenti Sejdiu do të takohet edhe me kancelaren Angela Merkel, ministrin e punëve të Jashtme, Guido Westerwelle dhe me autoritete të tjera të larta të Gjermanisë.

Gjatë vizitës, përveç zonjës së parë, presidentin Sejdiu janë duke e shoqëruar edhe ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Lutfi Zharku si dhe bashkëpunëtorët e presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›