E Diel, 1 Nëntor 2026

Përurimi i ambasadës së Kosovës, Presidenca: Topi mungoi për shkak të gjendjes virale

Presidenca ka reaguar lidhur me mungesën e kreut të shtetit, Bamir Topi në ceremoninë e përurimit të ambasadës së Kosovës në Tiranë. Në njoftimin për shtyp thuhet se Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë ftesë për në ceremoninë e përurimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë si dhe për në pritjen që do të organizohej më pas në Hotel Sheraton ditën e premte, më 17 shkurt 2012.

Më tej theksohet se në pamundësi për të marrë pjesë personalisht për shkak të një gjendjeje virale, Presidenti Topi ka komunikuar në telefon me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kosovës, zotin Gani Veselaj.

Reagimi i Topit ka ardhur tre ditë pas ceremonisë ku u përurua hapja e ambasadës dhe 4-vjetori i pavarësisë së Kosovës. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›