Grabiti menaxherin e supermarketit, arrestohet
Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së dy javëve më parë në këtë qytet, ku menaxherit të një supermarket iu grabitën nën kërcënimin e armës 580 lekë të reja.
Shkëlqim Bërdëllima, 38 vjeç, është arrestuar në përfundim të hetimeve dyjavore, të cilat kanë zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes së ndodhur në lagjen Pavarësia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 8 copë kasetofona për automjete; 4 celularë të markave të ndryshme dhe 1 motor 49 cc, pa targa, të cilat dyshohet se janë të vjedhura.
Sipas njoftimit të policisë, pas kryerjes së veprimeve procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlor렠ka dhënë ndaj Bërdëllimës masën e sigurisë Arrest në burg për veprën penale Vjedhje me dhunë.
Ndërkohë, në lidhje me aktivitetin e tij kriminal vijojnë hetimet, pasi ai dyshohet të jetë autori edhe i disa ngjarjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Vlorës. / A. Peçi