Perurohet Klubi Diplomatik i Ministrise se Jashtme nen kujdesin e Znj. Liri Berisha
Në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme u përurua sot Klubi Diplomatik i Ministrisë së Jashtme, nën kujdesin e veçantë të zonjës Liri Berisha.
Ideatorët e krijimit të këtij klubi në Shqipëri janë zonja Ana Maria Wollfarth (bashkëshortja e Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë) dhe znj. Nevila Turdiu. Klubi do të funksionojë në mjediset e Ministrisë së Jashtme dhe do mbështetet nga ky institucion.
Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, shprehu kënaqësinë për përurimin e Klubit të Diplomatëve, duke theksuar se ky klub do të ofrojë mundësi kontaktesh mes trupit diplomatik nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të ndryshme për promovimin e traditave dhe kulturës sonë.
Haxhinasto shprehu bindjen se nëpërmjet këtij klubi do të promovohet mikpritja e njohur shqiptare, për t’i bërë diplomatët të ndihen si në shtëpinë e tyre.
Ai tha se hapja e këtij Klubi përbën gjithashtu edhe një sfidë personale, pasi tani, përveç kontakteve me trupin diplomatik në Shqipëri, aktivitetit diplomatik do t’i shtohet edhe një pjesë tepër e rëndësishme e këtij komuniteti – ajo e klubit të bashkëshorteve të tyre.
Ai falënderoi nismëtarët e këtij klubi, znj. Liri Berisha dhe znj. Ana-Maria ëolfarth, duke u uruar atyre suksese në aktivitetet e ardhshme të tij, të cilat do të jenë vlerë e shtuar në punën diplomatike të Shqipërisë dhe një mundësi e shkëlqyer për të sjellë njerëzit më pranë me njëri-tjetrin.
Në fjalën e saj, zonja Liri Berisha falenderoi zonjën Ana Maria ëollfarth për mbështetjen e plotë në këtë iniciativë.
"Klubi shërben për të njohur më mirë potencialet dhe të përbashkëtat mes vendeve dhe synon të punojmë në shërbim të njerëzve dhe vendeve tona. Baza e punës është fryma e bashkëpunimit. Nëse unë të jap një monedhë dhe ti më jep një monedhë, të dy do kemi nga një monedhë; nëse ti më jep një ide dhe unë një tjetër të dy do kemi nga dy ide", deklaroi zonja Liri Berisha.
Të pranishme në këtë përurim ishin edhe Zonja e Parë, Teuta Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministrja Bregu, zonja Basha dhe shumë bashkëshorte të diplomatëve vendas dhe të huaj.
Krijimi i këtij klubi është frymëzuar nga modele klubesh të ngjashme në botë. Aty partnerët shqiptarë dhe diplomatët nga e gjithë bota do kenë mundësi të takohen e të lidhen me njëri-tjetrin në frymën e tolerancës dhe miqësisë mes kombeve. Klubi do t’u ofrojë diplomatëve të huaj një njohje sa më të gjerë e të thellë të Shqipërisë e shqiptarëve.
Ky klub do funksionojë brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do mbështetet nga ky Institucion. Krijimi i këtij klubi është frymëzuar nga modele klubesh të ngjashme në botë.