Hulk largohet për 100 milionë euro

Presidenti i Portos, Pinto da Costa ka insistuar se nuk ka biseduar me menaxherin e Hulkut për të ardhmen e sulmuesit dhe ritheksoi se ylli i ekipit do të largohet vetëm nëse paraqitet një klub i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin e tij.
Chelsea, Real Madrid dhe Paris St Germain kanë shprehur interesim për Hulkun. Por, da Costa ka insistuar se Hulk mund të largohet nga Porto vetëm nëse një klub është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin e tij që qëndron në 100 milionë euro.
“Nuk jam takuar me menaxherin e Hulkut. Ai është futbollist i cili ka një dëmshpërblim në kontratë me ne dhe përderisa dikush nuk është në gjendje ta paguajë atë, ai do të mbetet këtu”, tha da Dosta. “Deri më tani nuk ka ndodhur asgjë që të mendojmë për largimin e tij. Andaj pres që edhe këtë sezon Hulk të mbetet futbollist i Portos”, përfundoi ai.