E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perurohet ekspozita "30+1" e piktorit Gjovalin Paci

Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Departamenti i Letrave dhe Arteve, do te prezantoje Ekspoziten "30+1" te piktorit Gjovalin Paci, te enjten ( 24 janar) prane Galerise "Ibrahim Kodra" (ne mjediset e MTKRS-se). Kjo eshte e para ekspozite personale qe organizohet ne mjediset e kesaj Galerie, ekspozite e cila do t'u paraprije edhe mjaft te tjerave ne muajt ne vijim. Gjovalin Paci i lindur ne Shkoder ne 1958, eshte prezantuar si nje artist i kompletuar me mbi 50 ekspozita personale te celura si brenda ashtu dhe jashte vendit (Paris, Frankfurt, ne Komisionin Europian ne Bruksel, si dhe ne vende te ndryshme te Ballkanit). Shume punime te tij jane pjese e koleksioneve te ndryshme te artit, te shoqeruara dhe me vleresimet me te larta te kritikes vendase dhe te huaj.
Gjovalin Paci eshte nje artist befasues. Punimet e tij jane filozofike, duke kaluar nga cikli me temat biblike, tek motivet tradicionale dhe me aq delikatese tek temat lirike. Mjetet gjysme mistike dhe tonet e erreta , nje finese e jashtezakonshme plot potencial shprehes, i bejne pikturat e tij te cuditshme dhe mjaft origjinale. Ne kete ekspozite do te paraqiten rreth 31 punime te cilat jane te konceptuara ne tekniken e akrilikut. Nje cikel instalacionesh i japin larmi teknikave te perdorura nga ky artist i talentuar. Ekspozita do te qendroje e hapur deri ne daten 5 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›