KSHH: "Te burgosurat, pa kushte higjieno-sanitare"
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetesimin ne lidhje me kushtet higjieno-sanitare, por edhe infrastrukturore qe u ofrohen te burgosurave ne institucionin "Ali Demi", Tirane. Sipas ketij komiteti, duke krahasuar gjendjen e meparshme ne kete institucion, konstatohen permiresime te dukshme, sidomos ne drejtim te zbatimit te programeve edukative dhe aktiviteteve te ndryshme. Te denuarat angazhoheshin ne pune te ndryshme si: kuzhine, kopshtari, pune dore. Shume prej puneve artizanale te krijuara nga te denuarat ishin te ekspozuara. Megjithate, KSHH-ja ka verejtur mangesi te theksuara te kushteve fizike dhe shkelje ligjore, qe cenojne te drejtat e te denuarave. Keshtu, sipas ketij komiteti, infrastruktura ne seksionin e grave nuk kishte ndryshuar prej disa vitesh.