Kthesa e Kamzes, "kantier" ndertimi
Luljeta Ndoka
Kthesa e Kamzes eshte kthyer ne nje kantier ndertimi. Punimet per ngritjen e mbikalimit nga njera ane, dhe trafiku nga ana tjeter, e kane kthyer ate zone ne tmerrin e qytetareve. Ata qe kane mundesi, perpiqen ta evitojne sa me shume qe te munden kthesen e "tmerrit", ndersa te tjeret, qe duhet te kalojne domosdoshmerisht nga ajo zone, zgjohen rreth 1 ore me heret se me pare, per te kapur orarin e punes. E kane shume te qarte se vargu i makinave do te vije duke u shtuar nga momenti ne moment, gje qe i vonon per ne pune. Teksa vezhgon punimet nga afer, kupton se "Kthesa e Kamzes" e ka humbur formen e saj dhe nuk mund te perceptohet aspak si nje rruge, prej nga dalin dy rruge te tjera: Ajo qe te con drejt veriut, dhe tjetra qe te con drejt Durresit. Perkundrazi, ajo duket me shume si nje kantier i madh ndertimi, prej nga shihen vetem punetore dhe re te medha pluhuri. Rreth e rrotull "kantierit", drejtuesit e automjeteve perpiqen te mbijetojne, ndersa kilometrazhi nuk leviz...
Trafikut te madh perpiqet t'i mbijetoje edhe nje veture e tipit "Benz". Drejtuesit te saj nuk i behet vone se eshte ne kundervajtje dhe se shefi i trafikut te linjave ndodhet aty prane. Ai do vetem qe te shkoje sa me shpejt ne destinacionin per ku eshte nisur. Dhe, shefi e sheh dhe i ben shenje te ndaloje. Drejtuesi i "Benz"-it, ul koken dhe kthehet andej nga ka ardhur. "Skeleti" i mbikalimit eshte formuar tashme. Nje mori telash, pingul mbi token, ka marre formen e nje "muri" dhe brenda tij punetoret shfrytezojne nje moment per te bere pushim. Buken qe kane marre me vete nga shtepia e shtrojne siper disa qeseve prej plastmasi, pa e vrare mendjen per duart e mbushura me kallo nga puna e lodhshme. Drejtuesit e automjeteve i shohin gjithe shprese, si per t'u thene qe gjithcka varet nga ta, ndaj bejne mire te levizin duart...
Rreth e qark kantierit makinat vershojne me shpresen se do t'i shpetojne trafikut te madh. Por, nje gje e tille duket e pamundur. Ka qene pikerisht "gardhi" i makinave, qe ka detyruar shefin e trafikut qe te hape edhe nje "rrugez" tjeter, ne menyre qe vargu i makinave te shkeputet disi. Ne mesdite, gjithcka eshte pothuajse e normalizuar. Megjithate, kilometrazhi vazhdon te levize ende pak, dhe harxhimi i karburantit te makines, gjithnje e me shpejt. Me te shqetesuar mbi kete situate jane drejtuesit e automjeteve, te cilet nuk kane kondicionere. Xhamat e dritareve nuk i hapin dot per shkak te pluhurit, ndersa brenda eshte shume zagushi... Ndertime behen jo vetem ne objektin e mbikalimit te Kamzes, por edhe perreth tij. Kjo ben qe rete e pluhurit te rriten gjithnje e me teper, e po keshtu, edhe ndotja e mjedisit. Aq sa shume kembesore zgjedhin te mbyllin hundet e te ecin me vrap.
Piku i trafikut, mengjesi dhe pasditja
Sipas punonjesve te qarkullimit rrugor, qe jane caktuar te mbikeqyrin trafikun perreth mbikalimit te ri, duke filluar nga ora 8 e mengjesit, trafiku eshte shume i madh. Kjo perkon me orarin e pikut te levizjes se qytetareve nga veriu drejt kryeqytetit, e anasjelltas, si dhe nga Tirana drejt Durresit. Megjithate, punonjesit e qarkullimit shprehen se devijimi i kalimit te makinave nga veriu drejt Vores, dhe nga Durresi drejt Ndroqit, ka qene vendimi me i mire i mundshem, per te perballuar situaten. "Duket se njerezit e kane kuptuar tashme rendesine e ndertimit te mbikalimit, sepse nuk ankohen shume, por vetem luten qe ai te mbaroje sa me shpejt", thote shefi i trafikut te linjes. Sipas tij, nuk ka pasur probleme me ndonje shkelje nga ana e drejtuesve te automjeteve, perjashtuar disa raste te rralla, per te cilat jane marre masa. Me autoritetin qe i eshte dhene, ai ka vendosur qe te mos i lodhe apo t'i vonoje shume shoferet, por i ka lene qe te kalojne rreze "murit me tela". Kesisoj, vargu i makinave eshte shkeputur disi, dhe ankesat jane minimizuar. Trafiku eshte i madh sidomos edhe rreth ores 16:00, ore kur qytetaret mbarojne pune dhe nisen drejt shtepive te tyre. Megjithate, ata e kane shume te qarte se do t'u duhet shume kohe pas kesaj ore, qe te gjenden aty ku jane nisur.
Sipas kontrates, punimet perfundojne ne prill
Marreveshja e mbikalimit te Kamzes, sipas kontrates, parashikoi nisjen e punimeve ne muajin qershor dhe perfundimin e tyre pas 10 muajsh, pra ne prill te ketij viti. Aktualisht ka perfunduar faza e pare e punimeve, qe ka te beje me drenazhimin dhe zhvendosjen e rrjeteve nentokesore, si shtyllat e KESH-it, kabllot e Albtelekomit, tubat e ujesjelles-kanalizimeve etj., dhe po ndertohen rampat anesore, pjese e rrethrrotullimit. Mbikalimi i Kamzes, projekti qe kap shifren prej rreth 7 milione euro, perfaqeson edhe porten kryesore per te hyre ne Tirane nga pjesa perendimore ne aksin rrugor Tirane-Durres. Me ndertimin e ketij mbikalimi do te harmonizohet levizja e trafikut hyres dhe dales nga Tirana ne drejtim te Durresit, trafikut qe i drejtohet veriut ne drejtim te Kamzes dhe gjithashtu nderlidhja funksionale me rruget paralele Tirane-Vore. Punimet perfshijne ndertimin e nje aksi kryesor me gjatesi 1040 m dhe do te jete e ndare ne 6 korsi.