Perurohet "Libri Evropian" ne Tirane
Pasditen e djeshme, ne prani te personaliteteve te artit e politikes shqiptare, u perurua "Libri Evropian", si nje pjese e rendesishme e Bibliotekes Kombetare. Nje ceremoni e thjeshte ajo e perurimit, pasi rendesia me e madhe eshte ajo cka permban ne brendine e saj, sallat e librave shume gjuhesh. Eshte nje investim i MTKRS-se, me fond te buxhetit te shtetit. Rehabilitimi i " nderteses se vjeter te Bibliotekes Kombetare, ka filluar ne vitin 2000, por pa asnje rezultat konkret deri ne vitin 2007. Ishte iniciative e ministrit Ylli Pango, rehabilitimi i ketyre mjediseve dhe venia e tyre ne perdorim te publikut. Per here te pare, ne vitin 2007 realizohet nje investim gjigant per rehabilitimin e nderteses se vjeter te Bibliotekes Kombetare ne sherbim te perdoruesve, me nje fond prej 36 milione lekesh. Dhe brenda 60 ditesh perfunduan te gjitha punimet per restaurimin e kesaj godine. Godine e cila eshte monument kulture i kategorise se dyte, pasi eshte vendi ku ne vitin 1912 eshte shpallur pavaresia e Tiranes dhe me 1920 eshte shpallur qeveria e pare e dale nga Kongresi i Lushnjes ne Tiranen e sapo caktuar kryeqytet. Gjendja teresisht e degraduar e godines kishte shkaktuar jo vetem nxjerrjen jashte perdorimit per lexuesit, por kishte rrezikuar demtimin e koleksioneve qe ruheshin e sherbeheshin aty. Behet fjale perreth 250000 njesi bibliotekare me vlera te vecanta kulturore evropiane e boterore, vecanerisht ato te fondit te perzgjedhur te literatures filozofike, artistike e shkencore te te gjitha koherave dhe te gjithe popujve. Tanime ndertesa e "Librit Evropian" eshte rikonceptuar sipas parimit bashkekohor me "fonde te hapura".
Sallat e bibliotekes jane:
Salla gjermane e leximit
Salla angleze e leximit
Salla franceze e leximit
Salla italiane e leximit
Salla e Gjuheve klasike
Salla e periodikut te huaj