E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet restaurimi i pjesshëm i muzeut

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka përuruar përfundimin e restaurimeve të pjesshme në Muzeun e Kosovës.

Përpos kësaj, Ministri Krasniqi simbolikisht ka zbuluar edhe një skulpturë të gjetur në këtë vit gjatë gërmimeve arkeologjike në lokalitetin Ulpiana në Prishtinë. Në Muzeun e Kosovës po ashtu është mbajtur edhe një ekspozitë me gjetje arkeologjike gjatë vitit 2012 dhe më herët, si dhe janë shfaqur sekuenca të një dokumentari të realizuar nga MKRS për lokalitetin Ulpiana. Këto aktivitete janë mbajtur në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane, që është një shënim i përvitshëm.

Ministri Krasniqi tha në fjalën e tij para të pranishmëve se nga institucionet ndërkombëtare në Kosovë si dhe përfaqësues të institucioneve të trashëgimisë kulturore, se investime në renovime të tjera në Muze do të ketë edhe vitin e ardhshëm. MKRS këtë vit ka investuar në renovimin e dyshemesë në të tre katet e Muzeut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›