Shkololli në Berlin

Parlamenti Kulturor Evropian (ECP) është një forum i personaliteteve evropiane të fushës së artit, kulturës dhe letërsisë, me synim zhvillimin e dialogjeve, diskutimeve dhe debateve në temat e rëndësishme aktuale për bashkëpunimin, demokracinë dhe kulturën evropiane.
Synimi i ECP’së është forcimi i rolit dhe ideve kulturore e artistike në debatin mbi të ardhmen e Evropës. ECP mbështet vlerat e përbashkëta, identitetin kulturor, dallimet dhe tolerancën, dhe promovon ndërtimin e urave mes kulturave.
Parlamenti ofron një forum për debat të rregullt mes artistëve të pavarur, shkrimtarëve, muzikantëve, historianëve, filozofëve, dizajnuesve, arkitektëve dhe personaliteteve të tjera kulturore nga të gjitha shtetet evropiane, për çështje të rëndësishme. Po ashtu, forumi shërben si një vendtakim evropian ku krijohen rrjetet, idetë dhe nismat e rëndësishme.
Temë e sesionit të 11’të është “Si të shpëtohet Evropa”.
Anëtarë dhe senatorë të ECP’së janë shumë personalitete të njohura, si këngëtarja e operas, Barbara Hendrix (Paris, Stockholm), artisti italian, Mikelangelo Pistoleto, shkimtari islandez "Sjon", regjisori filmik Loun Scherfig (Kopenhagë), poeti ukrainas Juri Andrikovich, regjisori britanik Jude Kelly, arkeologu gjeorgjian David Lord kipanidze, filozofi grek Stelios Virvidakis, drejtori i Operas së Brukselit Bernard Fokrulle, arkitekti Kjetil T. Thorsen (Oslo), regjisori filmik Danis Tanovic (Sarajevë), kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, dhe kuratorja e njohur bullgare Iana Boubnova.
Shkololli është anëtar i Parlamentit Kulturor Evropian që nga viti 2003. Në sesionin e 11’të të tij Skololli do ta përfaqësojë Galerin e Arteve të Kosovës.