Perurohet rruga Maminas-Gjiri i Lalzit
Kryeministri Berisha inauguroi dje rrugen Maminas-Gjiri i Lalzit, investim me vlere 1,03 miliarde leke. Ky segment rrugor i gjate 22.5 kilometra fillon nga autostrada ne kryqezimin e Maminasit dhe perfundon ne Gjirin e Lalzit. Rruges i eshte bere nje rikonstruksion i plote, i cili perfshin sistemimin dhe asfaltimin. Kjo rruge, e gjere 8 m dhe me trotuare ne te dy anet e saj, eshte e pajisur me te gjitha elementet e nje rruge te standardeve evropiane. Gjate fjales se tij, kryeministri Berisha u shpreh se rruga eshte nje premtim i mbajtur i qeverise shqiptare dhe se ndertimi i saj ishte nje domosdoshmeri, ne kuadrin e ndertimit te te gjitha rrugeve qe zbresin drejt bregdetit. Kryeministri tha se kjo rruge mundeson daljen e zonave perreth, me lehtesisht ne treg. "Ky eshte nje premtim i mbajtur. Rruga eshte e standardeve me te mira nderkombetare. Ndertimi i kesaj rruge ishte nje domosdoshmeri ne kuadrin e ndertimit te gjitha rrugeve, qe zbresin drejt bregdetit", deklaroi kryeministri Berisha.
Kryeministri: Tre jave me pare ne kete shesh u shfaqen bijte e eterve te diktatures, te cilet u rikthehen ne Vaterlone e tyre
Kryeministri: Tre jave me pare ne kete shesh u shfaqen bijte e eterve te diktatures, te cilet u rikthehen ne Vaterlone e tyre