"Rama, kerkon shkaterrimin e sistemit shendetesor"
Premtimi te Rames per heqjen e sigurimit shendetesor, kryeministri Berisha i eshte pergjigjur me akuzen se lideri socialist, po kerkon shpartallimin e sistemit shendetesor.
Kreu i ekzekutivit ka shfrytezuar perurimin e maternitetit te ri ne spitalin e Durresit per te sulmuar kryetarin e PS, Edi Rama ne lidhje me premtimin e tij per heqjen e skemes se sigurimeve shendetesore, ne rast se vinte ne pushtet. Gjate fjales se tij, kryeministri Berisha e konsideroi "ide shpartalluese per te gjithe sistemin shendetesor. Keto modele te papranueshme i kane vene ne jete vetem diktaturat". Sipas tij, heqja e sigurimeve shendetesore do te thote qe, ne emer te barazise, te thellosh ne menyre progresive varferine, do te thote qe ne qe kemi paga te larta, te trajtohemi njelloj si ai qe merr ndihme ekonomike. "Keto forma jane cnjerezore dhe te papranueshme", deklaroi Berisha, duke shtuar se ne te gjitha vendet e lira demokratike ekzistojne sigurimet shendetesore. Gjate bisedes se tij me mjeket e spitalit kryeministri Berisha pranoi se ne shendetesi vazhdon te kete korrupsion, por theksoi se qeveria eshte e vendosur ta luftoj kete fenomen me perkushtimin maksimal. "Ne shendetesi ka korrupsion, nuk mohohet, por ne menyre absolute, nuk mund te mohohen "lumenjte" e djerses. Mjekesia eshte profesion me sakrifica te mjekeve, infermiereve dhe laboranteve. Korrupsioni luftohet ne te gjitha praktikat me reforma. Ne do te percaktojme procedura transparente, ne te gjitha kontaktet e qytetarit me shendetesine", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, qeveria ka arritur te luftoj me sukses te plote edhe sistemin e korrupsionit te ngritur ne sistemin arsimor dhe kete do ta bej edhe me shendetesine. Gjate inaugurimit te djeshem ne Durres, kryeministri Berisha shprehu kenaqesine qe investimet ne shendetesi ne keto kater vite jane rritur me 7.1 per qind. Sipas Berishes, qeveria do te vazhdoj me rritjen e pagave ne menyre progresive per te arritur standardet me te mira. F. Mejdini