KLOSI: "Fitore e PS, punesim te rinjve"
Kryesuesi i listes se kandidateve per deputet ne Qarkun e Durresit, Blendi Klosi, eshte takuar dje me te rinjte e Shijakut, per t'i siguruar se me fitoren ne zgjedhje, Partia Socialiste do t'i kushtoje vemendje te vecante, punesimit te te rinjve. Sipas tij, kjo qeveri ne ikje, e pati drejtimin e saj ne pasurimin e familjes dhe oborrtareve te kryeministrit. "Me 28 qershor te rinjte e Shijakut, si te rinjte e gjithe Shqiperise, duhet ta kene te qarte ndarjen midis dy modeleve: Modelin e njeriut te punes, te perfaqesuar nga Edi Rama, modelin e njeriut te ndryshimit, te perfaqesuar nga Edi Rama dhe modelin e plakur, modelin e lodhur, modelin genjeshtar, te perfaqesuar nga Sali Berisha", vleresoi Klosi. Ai ftoi qytetare qe ne zgjedhjet e 28 qershorit te zgjedhin modelin e punes, modelin e Edi Rames.