E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pervez Musharaf ik me vrapë nga gjykata

Ish-sundimtari ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf ka ikur sot me vrapë nga gjykata për të shmangur arrestimin e tij, pasi një gjykatë hodhi poshtë kërkesën e tij për mbrojtje në liri.

Ikja e tij nga gjykata që u transmetua drejtpërdrejt nga televizionet pakistaneze, janë një goditje e ulët prej pas kthimit problematik të Musharafit nga ekzili, dhe kërkesës së tij për të marr pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Pakistan.

Musharat arriti që të largohet nga gjykata fal ndihmës së rojeve të tij, të cilët i hapën rrugën duke klarguar policinë dhe forcat e shumta paraushtarake, dhe e futën në makinë, për të ikur në drejtim të shtëpisë së tij, transmeton Rel.

Gjykata Supreme ka kërkuar përgjegjësi nga drejtori i policisë për ikjen e Musharafit, dhe përse asnjë nga forcat e tij nuk e kapi atë, pasi gjykata urdhëroi arrestimin e tij.

Musharaf po gjykohet për largimin arbritar e disa gjykatësve nga puna, gjatë kohës së sundimit të tij dhjetë vjeçar në Pakistan.

Pervez Musharaf është detyruar të dorëzoj pushtetin në vitin 2008. Prej asaj kohe ai është larguar njëherë në Londër e më vonë edhe në Dubai./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›